Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotoekspozita “Drejtime” - një kaleidoskop shumëngjyrësh i botës moderne

Etika fotografike nuk duhet të shkelet në emër të kuadrit, pohon Minko Mihajllov i dalluar për fotografinë e tij “Shëtitje në kohën e perëndimit të diellit”

Georgi Mitev – “Natë yjeplotë mbi Passo di Giau”
Foto: culture-mfa.bg

Në qoftë se kaloni përmes kopshtit të njohur “Kristal” në Sofje, patjetër duhet të devijoni pak dhe të shikoni ekspozitën fotografike, e cila u hap zyrtarisht  në ditën e parë të muajit shtator. Ekspozita është e quajtur “Drejtime” dhe deri më 14 shtator prezanton kuadrot më të mira  të konkursit fotografik të Institutit Shtetëror Kulturor ndaj ministrit të punëve të jashtme në fillim të vitit. Shkaku është 15 vjetori nga krijimi i Institutit, me misionin të afirmojë pamjen pozitive të Bullgarisë si një shtet modern me një kulturë të pasur të lashtë dhe moderne, përmes mjeteve të diplomacisë kulturore.

Qëllimi i konkursit të zhvilluar midis muajve shkurt dhe maj sivjet, qe të mund të seleksionohen dhe të tregohen pamje unikale, të fotografuara nga adhuruesit e fotografisë, pa kufizime të moshës dhe të përvojës profesionale, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë  pasqyrojnë temat e globalizimit, identitetit, dialogut ndërkulturor dhe tolerancës midis kombeve të ndryshme.  Interes ndaj iniciativës treguan dhjetëra fotografë nga Bullgaria dhe nga jashtë. 

Tanja Angellova – “Shkollë – Mali”Fituesi i madh mes dokumentarëve është Minko Mihajllov dhe “Shëtitja e tij në kohën e perëndimit të diellit”, fotografuar gjatë vitit 2019. Banuesi i qytetit Plovdiv është një fotograf amator më shumë se 20 vjet dhe tanimë  është i njohur mirë nga adhuruesit e artit fotografik tek ne.  Një krijim i tij përpara ca kohe shkaktoi një interes të madh në rrjetin social, me qenë se paraqet një moment të bukur të një stuhie në Dubai, kurse në kuadër është regjistruar pikërisht momenti, në të cilin një vetëtimë godet godinën më të lartë në botë Burj Khalifa /Dubai/.

Me “Shëtitjen në kohën e perëndimit të diellit” dalluar nga juria në konkursin “Drejtimet”, Minko Mihajllov prezanton një fotografi të siluetave, në të cilën shikohet ura  U Bein Bridge në Mianmar –(Birmani), që kalon përmes liqenit  Taungthaman. Dhe sot e kësaj dite pajisja e gjatë 1200 metra është lidhja bazë e banuesve vendas nga të dyja anët e rezervuarit.

Minko Mihajllov – “Shëtitje në kohën e perëndimit të diellit”“Unë u mundova thjesht të kap një moment të njerëzve kalimtar ose aspirues. Çdo një njeri është i përshpejtuar ose i gllabëruar në vetvete, i nisur për diku - secili e ndjek drejtimin e vet. Fotografia është prej siluete. Unë shumë shpesh e përdor këtë teknikë. E le imagjinatën njerëzore të zhvillohet. Ne nuk e dimë se pikërisht ku shkojnë këta njerëz, mbase janë motër e vëlla, mund të jenë nënë e bir ose dhe shokë. Në këtë mënyrë njeriu vet mund ta përfundojë historinë, kurse ura, e cila shihet në kuadër - kolona dru tik, është pjesë nga ura më e gjatë prej druri në botë.  Kjo pemë përdoret, sepse është rezistuese ndaj ndikimeve atmosferike. Prej këtij druri kanë ndërtuar madje dhe pallatin mbretëror në këtë qytet. Bën përshtypje se kur është aty, njeriu menjëherë marr një frymëzim për fotografi, aq më tepër se, ne qemë në perëndim të diellit dhe zakonisht në kuadrot e perëndimit të diellit ka ngjyrë, magji, gjendje shpirtërore”.

Sipas fjalëve të fotografit të talentuar, në Azinë Juglindore pasioni ndaj fotografisë ndizet edhe më shumë për shkak të banuesve vendas, sepse në kundërshtim të traditave evropiane, aziatikët me një kënaqësi qëndrojnë përpara objektivit të njerëzve të panjohur. Kjo është shumë e rëndësishme, thotë Minko Mihajllov , sepse në qoftë se ndonjë nuk ka dëshirë, ai në asnjë rast nuk duhet të fotografohet. “Kjo lë një ndjenjë të keqe.

Fotos: culture-mfa.bg

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD