Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me lojë të frymëzuar Pironkova po vazhdon përpara në Nju Jork

Cvetana Pironkova
Foto: EPA/BGNES

Cvetana Pironkova po vazhdon përpara në Nju Jork në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA. Bullgarja, për të cilën ky është turneu i parë pas një mungese prej mbi 3 vitesh, fitoi kundër Garbinje Mugurisa (Nr. 10) nga Spanja. Kështu bullgarja 32 vjeçare nga Plovdivi regjistroi fitoren e saj të dytë në tenisin profesional që pas korrikut 2017, kur mori pjesë për herë të fundit në Wimbledon”. Pas kësaj ajo mjekonte një traumë dhe ndërkaq lindi djalin e saj të parë.

Në raundin e tretë të turneut bullgarja do të ndeshet me kroaten Donna Vekic.

Në raundin e dytë të edicionit të sivjetshëm të US Open bullgari Grigor Dimitrov humbi nga hungarezi Marton Fucsovics dhe largohet nga turneu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Stojçev notoi ngushticën Mollokaj për gati 19 orë

Notari bullgar i ujërave të hapura Petër Stojçev shtoi në hapësirat detare të notuar prej tij ngushticën e Havait Mollokaj. Në Facebook ai shkroi: “Nga errësira në errësirë! notova ngushticën më të vështirë dhe më të gjatë të vargut të Shtatë..

botuar më 24-05-16 10.19.PD
Karllos Nasar

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Olimpiadën e Parisit

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi Ministria e Rinisë dhe Sporteve gjeti një mënyrë për t'i financuar ato, bëhet e qartë nga një njoftimi i dikasterit. Prania e fituesve të kuotave olimpike Karllos Nasar,..

botuar më 24-05-15 2.07.MD

Iraniania Kimia Alizadeh i solli Bullgarisë një titull evropian në taekuondo

Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar. Iraniani i natyralizuar së fundmi fitoi medaljen e artë në kategorinë 62 kg në Kampionatin e..

botuar më 24-05-13 4.38.MD