Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është kategorikisht kundër përpjekjeve të partive antievropiane dhe proruse për të luajtur me temën “referendumi për euron”. Në një qëndrim të publikuar nga qendra e shtypit e DPS-së, kryetari i DPS-së, Deljan..
"Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..
Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për..