Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e 62 e protestave antiqeveritare në Bullgari

Foto: BTA

Ditën e 62 të protestave antiqeveritare në Sofje do të zhvillohet procesioni tradicional i protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit.

Liderët e protestave në Bullgari iu drejtuan ambasadorëve në Sofje, duke paralajmëruar se është kërcënuar paqja civile në vend. Deklarata iu dërgua ambasadorëve të vendeve nga BE-ja, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov vë në dukje se në Bullgari ka përzierje oligarkike të pushtetit legjislativ dhe të atij ekzekutiv. Panov i bëri thirrje Evropës që të mos i mbyllë sytë para ngjarjeve në vend.

65% e anëtarëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) mendojnë se ka arsye për protesta, tregon një studim i konfederatës më të madhe sindikale në vend. Jo më pak se 20% kanë dëshirë që KNSB-ja të përfshihet në protestat kundër udhëheqjes së Bojko Borisovit, bëri të ditur para BNR-së Presidenti i KNBS-së Pllamen Dimitrov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD