Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njerëzit e artit për protestat - pikat e takimit dhe/ose vijat ndarëse

Foto: BGNES

Ku është vija e hollë ndarëse midis së drejtës për të shprehur pakënaqësinë tuaj në një vend demokratik dhe shfaqjes antisociale që përfundon pas hekurave në burg?

Jo njëherë kemi parë sesi nëpër botë njerëzit mbrojnë të drejtat e veta me metoda mjaft më të forta dhe mundin të realizojnë qëllimet e veta. Kur këtu, në Bullgari, pakënaqësia publike ngrihet në mënyrë paqësore pa thyerje të vitrinave dhe zjarrëvënie, por me bllokimin e kryqëzimeve, dhe protestuesve menjëherë u vunë etiketën “agjitatorë të paguar”. Kurse nëpër sheshet dhe rrugët krahas me mijëra njerëzit e rinj, të bindur në drejtësinë e veprimeve të veta, do të shikoni anëtarë të shquar të shoqërisë sonë, si dhe personalitete të njohura të artit dhe të kulturës bullgare.

Por dhe në qëndrimin e tyre ndaj mos kënaqësive, si dhe në këtë të pjesës tjetër nga shoqëria, protestat vizatuan vija të caktuara ndarëse. Nga të dyja anët e barrikadës qëndruan jo vetëm politikanët  dhe protestuesit, por dhe muzikantët, shkrimtarët, poetët dhe artistët bullgarë.  

“Në qoftë se mua më fishkëllejnë gjatë kohës së shfaqjes ose të një xhirimi të ndonjë filmi në të cilin marrë pjesë, unë seriozisht do të mendohem se çfarë duhet të bëj - komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare aktori Pavell Popandov. - Në këtë mënyrë unë e tërheq pas vetes të gjithë spektaklin, të gjithë filmin dhe kjo reflekton mbi kolegët e mi. Në qoftë se më fishkëllejnë për së dyti, mos dhëntë Zoti dhe herë të tretë - kjo do të thotë, se unë duhet të ndërroj profesionin.

Thjesht nuk duhet të paraqitem as në skenë, as në ekranin televiziv. Por, mjerisht një gjë e tillë nuk ndodh tek ne”. Por, a ja vlen që njeriu i artit të deklarojë pozitën e vet qytetare? “Kuptohet se ja vlen, për ndryshe ti nuk je qytetar, ti je askush.”

Shkallëzimi i protestës gjatë kohës së të ashtuquajturës Kryengritje e Madhe Popullore nga data 2 shtator dhe agresioni policor i mëpasshëm, akoma më tepër i ndau mendimet:

“Unë nuk mund të kem një vështrim të saktë mbi këto ngjarje, sepse unë nuk jetoj në Bullgari - shënoi në intervistën e saj të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare legjenda e operës Rajna Kabaivanska.


Ajo të cilën e pash në televizion më emocionoi shumë, sepse pash një turmë të organizuar huligane, e cila donte vdekjen e policëve.  Kjo më shokoi mjaftë. Policët janë nëpunës shtetërorë, ata nuk janë armiq. Nuk e di se kush palë ka të drejtë, por kjo më tronditi mjaftë - kjo neveri ndaj njerëzve, të cilët janë vëllezërit tanë. Përse kaq urrejtje dhe mërzitje? Dhe një gjë tjetër të cilën unë nuk arrij ta kuptojë - në qoftë se je president, a nuk je mbipartiak? Kjo në të gjitha kushtetutet është baza për një president. Kurse unë këtu, pash një president, i cili është nga njëra anë. Kjo është e cila më shokoi nga një shikim të televizionit bullgar”.

Një sqarim të vet të pamjes në Bullgari jep dhe poetesha Margarita Petkova, për të cilën kulmi është i arritur dhe dialogu midis të dyja palëve është i kotë:


“Njerëzit protestojnë sepse iu ka ardhur deri në grykë, dhe jo sepse duan të tregojnë sesa këngëtarë dhe artistë të mëdhenj janë. Shumë nga të njohurit e mi, intelektualë janë përditë në protestat, por ata nuk e afishojnë veten. Ne jemi një pjesë nga ky popull, pavarësisht se kush cili është. Ai i cili e ndien nga brenda dhe ka nevojë, e përkrah protestën. Ai i cili nuk ka, thotë se këta janë lumpenë, njerëz të çoroditur. Kishte dhe shumë fjalime të personave pa dyshim të talentuar, të cilët i lejuan vetes të akuzojnë një pjesë nga populli bullgar. Unë nuk toleroj gjëra të tilla, prandaj jam dhe shumë e përmbajtur në deklaratat dhe thëniet e mia. Këtu çdo një vepron sipas ndërgjegjes së tij, sipas bazës së tij morale dhe guximit, në qoftë se nuk ka harruar se çfarë do të thotë kjo.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Pamje nga plazhi në Burgas

Burgas është në vend të dytë në klasifikimin Transformative Cities

Qyteti bregdetar bullgar Burgas pranë Detit të Zi zë vend të dytë në klasifikimin e përkohshëm të iniciativës Transformative Cities. Votimi do të vazhdojë deri më 16 nëntor dhe çdonjëri mund ta shprehë përkrahjen e vet në këtë adresë ...

botuar më 20-10-31 1.24.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Kemi njerëz të mjaftueshëm me përgatitje të mirë, të cilët ta çojnë vendin tonë përpara

Në qoftë se dikur gjendeni në rrethet e shkencëtarëve bullgarë përtej kufirit, të entuziastëve, të cilët e organizojnë jetën e komuniteteve bullgare në të gjitha pikat e planetit, ndër bashkatdhetarët tanë nga diasporat historike në Serbi, Moldavi,..

botuar më 20-10-31 12.27.MD

Te bullgarët në Johanesburg

Fillimi i viteve 90-të të shekullit të XX për bullgarët ishte një periudhë e ndryshimeve aktive, kërkimeve, eksperimenteve. U   hoq Perdja e Hekurt ndërsa me të edhe kufizimet e socializmit. Shumë njerëz ishin të detyruar ose vet vendosën të..

botuar më 20-10-31 7.10.PD