Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më se gjysma e bullgarëve mendojnë se sistemi shëndetësor funksionon mirë në kushtet e krizës me koronavirusin

Foto: BTA

Aktualisht 63 për qind nga bullgarët mendojnë se sistemi shëndetësor zhvillohet negativisht, përderisa para një viti kjo përqindje ishte 70. Këtë e tregojnë të dhënat e anketimit të Agjencisë Sociologjike “Trend” nga gushti 2020.Anketimi u realizua me porosi të iniciativës “Së bashku për më shumë shëndet” në të cilën hyn edhe Bashkimi i Mjekëve Bullgarë.

52 për qind nga të anketuarit mendojnë se shëndetësia bullgare përballon problemet rreth pandemisë, 26 për qind mendojnë se nuk arrin të punojë në kushtet e epidemisë, ndërsa 22 për qind nuk kanë qëndrim.

Sipas të anketuarve probleme në sistemin shëndetësor janë shtesa që paguhet për shërbimet mjekësore (52 për qind), mungesa e kuadrove mjekësore (42 për qind), pagesa e lartë për ilaçet (37 për qind).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD