Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 191

Foto: hinkStock/Getty Images

Shkollat janë gati për punë në kushtet e Covid-19

Të gjitha shkollat në vend janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor më 15 shtator në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike. Këtë e deklaroi gjatë hapjes së vitit të ri akademik të Universitetit të Trakisë në Stara Zagora Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Rreth 300 nga gjithsej 700 000 nxënësit në vend do ta fillojnë vitin e ri shkollor në shtëpi. Ata do të mësohen sipas një forme të posaçme për mësim në distancë, ndërsa mbetja e tyre në shtëpi është për shkak të rreziqeve të mundshme për gjendjen e tyre shëndetësore, bëri të ditur BNR-Stara Zagora.

Prindërit protestuan kundër maskave në shkollë

Para Ministrisë së Arsimit në Sofje sot u mbajt një protestë e prindërve të pakënaqur për shkak të mbajtjes së detyrueshme të maskave nga nxënësit në ambientet e mbyllura në shkollë, me përjashtim të dhomave të klasës, ku nxënësi mund të vendosë nëse të përdorë maskë apo jo. Sipas protestuesve mbajtja e maskave nuk duhet të jetë e detyrueshme, por e rekomandueshme, njoftojnë reporterët e BNR-së.

Masa 60/40 për shkak të Covid-19 do të vazhdojë edhe pas 1 tetorit

Masa 60/40 do të vazhdojë edhe pas 1 tetorit, por me kushte të ndryshuara. Këtë e deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva para biznesit dhe sindikatave, njoftoi reporterja Cetelina Saçeva. Sipas masës 60/40 shteti paguan 60% të pagave të punonjësve në firmat që janë më të prekura nga pandemia e koronavirusit, ndërsa 40% paguhen nga punëdhënësi. Vasil Velev nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari këmbënguli që shtetit të miratojë një legjislacion, i cili të veprojë në rast gjendjeje të jashtëzakonshme, siç është situata tani për shkak të Covid-19.

2.9% janë rastet e Covid-19 të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit

27 janë të infektuarit me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 2.9 për qind nga 927 PSR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Gjatë 24 orëve vdiqën 3 veta, ndërsa 9 u shëruan. Kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë bëhet 720, ndërsa i të shëruarve – 12 767. Rastet aktive janë 4431. Në spital ndodhen 740 veta, prej tyre 53 – në repartet intensive.

Për shkak të pandemisë po vazhdon ulja e importit dhe eksportit bullgar

Po bien importi dhe eksporti bullgar muajin e radhës, tregon Instituti Kombëtar i Statistikave . Për shkak të pandemisë gjatë korrikut eksporti bullgar u ul 10.7 për qind në krahasim me të njëjtin muaji një vit më parë. U ul edhe importi 15.9 për qind. Saldoja e tregtisë së jashtme në korrik ishte negative 119 milion euro në krahasim me korrikun 2019 kur kishte deficit 312 milion euro. Për 7 muajit e parë të vitit 2020 eksporti i përgjithshëm i Bullgarisë u ul 7.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në po këtë periudhë importi në vend u ngushtua 12.8 për qind. Saldoja e përgjithshme e tregtisë së jashtme për 7 muajit ka deficit nga 1.1 miliard euro, kundrejt deficitit nga 2.3 miliard euro një vit më parë.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD