Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 193

Foto: BTA

Pritet një pik të ri të koronavirusit

“Do të ketë valë të dytë të Covid-19, sidomos me ardhjen e periudhës vjeshtë – dimër, kur do të përhapen edhe infeksione të tjera respiratorë prej viruseve.” Këtë e tha para BNT akademiku Bogdan Petrunov sipas të cilit patjetër do të ketë një pik tjetër të infeksionit. Ai theksoi, se tek ne masat kundër përhapjes së koronavirusit janë një nga më të butat në Evropë. “Padyshim vaksina BCG kundër tuberkulozit ndihmon në këtë situatë. Edhe studimet në Niderlandë e vërtetuan këtë”, shtoi akademiku. Sipas tij mbajtja e maskave ndihmon “uljen e sasisë së viruseve që hyjnë në organizmin njerëzor”. Akademiku Petrunov tha, se në sajë të masave të ndërmarra viti shkollor duhet të kalojë normalisht. Ai nuk përjashtoi mundësinë për mbylljen e klasave të veçanta. 

Një bullgare merr pjesë në provat klinike për vaksinën kundër Covid-19

Bullgarja Marija Spirova me banim në Oksford është ndër 18 mijë vullnetarët e injeksuar me qëllim provë klinike të vaksinës kundër Covid-19. “Studimet u ndërprenë pasi dy prej vullnetarëve kishin simptoma shqetësuese”, tha Marija Spirova në një intervistë për BNR. Ajo shtoi se u bë vullnetare në provat e vaksinës pasi shikoi sesi bota u ndalua dhe sesi njerëzit filluan të jetojnë në frikë pasi u shpall pandemia.

155 raste të reja të koronavirusit

155 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 3.6 për qind nga 4312 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 7 veta, ndërsa 127 u shëruan. 734 pacientë ndodhen në spital, 46 prej të cilëve në reparte intensive. Rastet aktive të koronavirusit tek ne janë 4423. Që nga fillimi i epidemisë numri i të infektuarve me koronavirus arriti 18 216. Jetën e humbën 736 veta.

Gjyqtarë në protestë kundër Sistemit Unik Informativ Gjyqësor

Gjyqtarë nga Gjykata Rajonale e Sofjes dolën në protestë para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor për të shprehur pakënaqësinë nga Sistemi Unik Informativ Gjyqësor. Pritet të paraqesin kërkesë të dytë për zgjidhjen e problemeve me softuerit të ri. Javën e kaluar më se 130 gjyqtarë nga gjykata më e madhe bullgare refuzuan të punojnë me programin e ri përderisa problemet nuk do të zgjidhen. Magjistratët thirrën për vendosjen e një drejtësie të vërtetë elektronike në kontekstin e pandemisë në rritje.

Në Greqi gjobohen me 150 euro të gjithë që nuk mbajnë maska

Nga 16 shtatori në vazhdim të dy javëve në krahinën greke Atika vendosen masa më të rrepta për shkak të situatës së ndërlikuar epidemiologjike. Mbajtja e maskave është e detyrueshme edhe në të hapur. Policia kontrollon dhe gjobon me 150 euro të gjithë që nuk e respektojnë këtë kërkesë. Tërë ditën në të gjitha kompanitë nëpunësit mbajnë maska. Mjekët grekë rekomandojnë që njerëzit në moshë mbi 65 vjeç të mbajnë maska kudo.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD