Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do ta mbarojë mandatin e vet

Valeri Simeonov
Foto: BGNES

Dhënia e dorëheqjes është e pakuptimtë 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Kjo do t’i sjellë shtetit shpenzime më të shumta dhe humbje të konsiderueshme, tha para BNT-së Zëvendëskryetari i Parlamentit Valeri Simeonov dhe një prej liderëve të “Patriotëve të Bashkuar”.

Çdo një qeverisje shkakton pakënaqësi. Gjithçka që bëhet në plan politik, shoqëror dhe ekonomik gjithmonë mund të bëhet më mirë. Është normale të paguhet ndonjë çmim. Çfarë do të jetë çmimi? Këtë do ta kuptojmë gjatë muajit mars, komentoi gjithashtu Simeonov.

Ai i quajti protestat antiqeveritare agresive dhe shtoi se u ka drejtuar shumë herë ftesa të pakënaqurve për t’u takuar me përfaqësuesit e pushtetit, por nuk ka marrë përgjigje.

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti u solidarizua me qeverinë sa i përket Maqedonisë së Veriut

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm për regjionin dhe Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur, por duhet të kemi garanci të qarta se uniteti i kombit bullgar dhe i trashëgimisë kulturore nuk do të vendosen kurrë..

botuar më 20-11-03 4.21.MD
Ekaterina Zaharieva

Bullgaria ende nuk mund të mbështetë kornizën negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

“Ende nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.” Këtë e tha në një brifing zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Sipas saj pala maqedonase shkel..

botuar më 20-11-03 1.08.MD
Krasimir Karakaçanov

Zëvendëskryeministri i ka shpjeguar SHBA-së pozitën bullgare për Maqedoninë e Veriut

Në qoftë se tani bëjmë kompromis me Maqedoninë e Veriut, nesër do të kemi probleme. Historia jonë deri në vitin 1944 është e përbashkët, tha para televizionit BTV Zëvendëskryeministri i Sigurisë dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov...

botuar më 20-11-02 4.55.MD