Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Punëve të Brendshme me pozitë të vet për kazusin “Selahattin Ürün”

Godina e MPB-së në Sofje
Foto: Ani Petrova, BNR

Lidhur me disa publikime manipuluese për veprime të paligjshme të nëpunësve të drejtorisë “Migracioni” – për “dëbim” dhe “deportim” në Republikën e Turqisë të një shtetasi turk MPB-ja deklaron kategorikisht se ato nuk u përgjigjen së vërtetës, transmetoi BTA.

Për shtetasin e huaj Selahattin Ürün, i cili gjendejpaligjshëmnë territorin eBullgarisë pas vuajtjes së dënimit 9 muaj burgim është aplikuar masa “kthim deri në vendin e origjinës” në zbatim të Marrëveshjes për Riatdhesim mes BE-së dhe Republikës së Turqisë.

Personit i është refuzuar statusi i refugjatit dhe ndaj tij është parashikuar masa “kthim deri në vendin e origjinës” në përputhje me nenin 41 të Ligjit për të huajit në Republikën e Bullgarisë.

Pas lidhjes së Marrëveshjes për Riatdhesim midis BE-së dhe Republikës së Turqisë, që nga viti 2016 deri tani nga territori i Bullgarisë janë ekstraduar 431 persona, të cilët kanë banuar ilegalisht në vend.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD