Vepra “Piktura nga një ekspozitë” e Modest Mussorgsky, me orkestrim të Konstantin Kostovit, do të tingëllojë më 25 shtator në Galerinë e Qytetit në interpretim të autorit /piano/, Hristo Jocovit /bateri/ dhe Dimitër Karamfillovit /kontrabas/. Që të tre muzikantët e xhazit kanë një përvojë serioze në muzikën klasike, përveç kësaj janë instrumentistë dhe improvizues të shkëlqyer.
Cikli i Pianos Mussorgsky, ose pjesa të veçanta prej tij, shumë herë me radhë janë përpunuar për orkestra të ndryshme për nga përbërja e tyre, formacione të dhomës, instrumente solo. Shumë i njohur është orkestrimi i Ravelit, si dhe versioni i Emerson, Lake & Palmer (rok-progresiv), i përfshirë në një album gjatë vitit 1971, por po kështu - i kompozitorit japonez Isao Tomita e të tjerë. Muzika është përdorur në filma, shfaqje teatrale, program kompjuterik....
“Dhjetëra janë dhe xhaz-aranzhimet, por për xhaz-treshe deri tani vepra nuk ishte përpunuar, të paktën unë nuk zbulova një shembull të tillë” - thotë Konstantin, i cili jeton dhe punon në Gjermani. Pas një mungese të gjatë, gjatë vitit 2018, ai përsëri ekzekuton në skenën bullgare, përsëri me të njëjtët muzikantë, me të cilët tani prezanton projektin e tij të ri.
“Luhatesha shumë midis veprës “Stinët” të Çajkovskit dhe “Pikturave nga një ekspozitë” të Mussorgsky - tregon Konstantin. Por, cikli i pianos i Çajkovskit ka kaq shumë përpunime të xhazit, saqë vendosa të ndalem mbi “Pikturat...”. Më pëlqeu shumë interpretimi i pianistit rus Evgjenij Kisin, e dëgjova incizimin shumë herë me radhë. Çdo një pikturë buron prej pamjeve dhe karaktereve. E ndava mendimin tim me Hristo Jocovin para më shumë se një viti dhe ai e pëlqeu shumë idenë. Kaloi kohë, unë isha i zënë me gjëra të tjera...Pa pritur mora një njoftim nga Hristoja, se kemi koncert me këtë program në kuadrin e “Javëve Muzikore të Sofjes” gjatë muajit maj (Atëherë nuk e dinim se për shkak të situatës së jashtëzakonshme, festivali do të shtyhet për në vjeshtë). Lajmi qe një befasi, por dhe një motivacion menjëherë të filloj të merrem me projektin. Me paramendim nuk kam dëgjuar xhaz aranzhimet ekzistuese të mëparshme të këtij krijimi, që të mos të ndikohem prej asnjërit. Problemi bazë qe që t’i “përshtat” pjesët me stilin tim të ekzekutimit, si dhe me stilin e Hristos dhe të Mitkos. Ideja e përbashkët është që secili të jetë ai vet, aranzhimi është bërë kështu që secili të mund të ruaj karakterin e vet. Ka vija, të cilat nuk i kam shkruar, i kam lënë muzikantët vet të zgjedhin sesi t’i interpretojnë këto vende të lëna, u kam lënë mundësi për improvizim. Bashkë rikrijojmë të gjithë ciklin në një variant modern, aktual për kohën tonë”.
Koncerti në Sofje është një premierë e këtij programi. Muzikantët do ta prezantojnë dhe në skena të tjera tek ne dhe në Evropë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv-BNR dhe arkiv personal
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..