Përvjetori i 80 i rikthimit të Dobruxhës Jugore dhe Nënshkrimit të Marrëveshjes së Krajovës shënohet solemnisht në Ditën e Dobriçit. Mysafirë zyrtarë në festë janë Presidenti Rumen Radev dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, transmetoi BNR.
Para 80 vitesh më 25 shtator ushtria bullgare hyri në qytet. Kjo ndodhi në përputhje me Marrëveshjen e Krajovës që nga viti 1940. Ky është i vetmi ndryshim territorial nga koha e Luftës së Dytë Botërore, i cili është i njohur si i ligjshëm dhe i pashkelshëm nga fituesit pas vitit 1945.
Me këtë akt u vendos paqe e qëndrueshme midis Bullgarisë dhe Rumanisë.Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..
Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...