Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy protesta para Pallatit të Gjykatës shoqërojnë zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Foto: BTA

Dy protesta paralele zhvillohen para godinës së Pallatit të Gjykatës – njeri i lëvizjes BOEC dhe tjetri i organizatës rinore të “Bullgarisë Demokratike”. Arsyeja është zgjedhja e Evgeni Ivanovit anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Protestuesit bëjnë thirrje që prokurorët të mos votojnë për kandidatin e vetëm, sepse në këtë mënyrë kryeprokurori “pushton strukturat”. Demonstruesit janë të pakënaqur edhe nga fjalët e Evgeni Ivanovit, i cili tha se nuk do të komentojë konceptin e vet, sepse ajo tashmë u botua në hapësirën publike.