Që nga prilli deri në korrik në Bullgari është rritur besimi ndaj BE-së 4.0 deri në 4.5 sipas shkallës prej 10 pikësh. Mirëpo qytetarët bullgarë i kanë dhënë qeverisë një vlerësim shumë të keq për periudhën e krizës – nga 3.3 gjatë prillit deri në 2.9 gjatë korrikut. Vetëm në Poloni besimi tek qeveria është më i ulët sesa ai në Bullgari – 2.6-2.4, por për llogari të kësaj besimi i saj tek BE-ja është më i madh – 5.1-6.2.
Studimi është i agjencisë së BE-së Eurofound, e cila përqendrohet mbi politikat sociale, politikat e punësimit dhe puna. Sipas shkallës nga 1 deri në 10 niveli mesatar i besimit tek qeveritë kombëtare është ulur nga 4.8 në 4.6, transmetoi BGNES.Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..