Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të kthehesh në shtëpinë e babait...” – një bullgare në Çeki tregon

4
Foto: Gergana Mançeva

Bashkatdhetarja jonë Nadja Shurellova-Novotna, me pseudonimin artistik Nadja Shurell, jeton prej 20 vjetëve në Çeki. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme të arteve figurative në Sofje, kurse më shumë se 15 vjet merret me projektim dhe dizajn të brendshëm në një qytet fare afër Pragës. Thotë se, ndihet si një piktore të hapësirave, pra të dhomave në të cilat jetojmë aty ku kalojnë ditët tona: “Më intereson shumë dhe është e rëndësishme në punën time sesi këto hapësira ndikojnë mbi ne vet, si mundim të balancojmë, të jetojmë në to”.

Nadja Shurell qe në Sofje për inaugurimin e ekspozitës së vet „НОМЕ SWEET ХОМЕ“, e cila mund të shikohet deri më 10 tetor në Qendrën Çeke në Sofje. Çdo gjë në ekspozitën e saj i kushtohet shtëpisë, e cila mund të ndërtohet kudo nëpër botë, por në shtëpinë e vet - ekspozitë ajo ka treguar ngrohtësinë dhe ngjyrat e Bullgarisë.

“Kur ke kaluar 20 vjet në atdhe, kurse 20 vjetët e tjera jashtë shtetit-për ty shtëpia është aty ku janë fëmijët e tu, ku punon dhe ku kalojnë ditët e tua” - thotë Nadja:

“Shtëpia ime në qytetin Usti mbi Labem ( në gjuhën çeke Ústí nad Labem) në Çeki është si një oaz bullgar. Aty është Bullgaria ime. Që nga dera na pret një tavolinë e madhe. Është e madhe për shkak të mikpritjes sonë të madhe që është një tipar karakteristik për bullgarin. Në shtëpinë time ka shumë ngrohtësi dhe materiale natyrore, të gjitha elementet karakteristike për një shtëpi në Bullgari. Unë kam jetuar gjithmonë në fshat, aty jam rritur. Prandaj them se kam një fëmijëri shumë të mirë në fshatin e rrethit të qytetit Burgas Jasna Poljana. Shumë nga detajet, të cilat i kam përfshirë në ekspozitën time, janë të marra që aty. Për shembull, kam një shkallë të madhe, e cila paraqet nusen. Në majë kam vendosur dhe kurorën e nuses. Ajo është e punuar prej copëza nga fustanet e gjyshes sime Nadezhda, emrin e së cilës e mbaj dhe unë. Ne bullgarët jemi shumë fort të lidhur  me traditat tona, me folklorin , me shiritat dhe qëndisjen. Këto simbole më kujtojnë anën bullgare, ato janë karakteristike për popullin tonë, unë i dua shumë. Folklori ynë është i larmishëm dhe i bukur, shija e bullgarit është shumë fine dhe kjo duket në veshje, në pajisjen e shtëpisë”.

“Nuk e kam shumë të afërt patriotizmin e lidhur me festimin e festave të ndryshme kombëtare. Tek unë grumbullohen data të shumta - çeke, bullgare, por në familjen time mbajmë më shumë për festat kryesore-Krishtlindja, Pashka. Të tjerat po kështu i festojmë , por nuk u kushtojmë një rëndësi dhe kaq të madhe” - thotë bashkatdhetaria jonë dhe vazhdon:  

“Sivjet e ndjeva veten të përmbushur me energji për shkak të udhëtimit tim nëpër Bullgari. Me vajzën time 12 vjeçe vizituam atdheun, unë doja që t’i tregoj skaje të mira të lashta. Vizituam muzeun etnografik në të hapur “Etëra” në qytetin Gabrovo, qemë në qytetet Veliko Tërnovo, Sozopoll dhe Nesebër. Pash disa vende të shkëlqyera dhe të mirëmbajtura mirë për turizëm. Si tërësi Bullgaria është një vend shumë i bukur. Bashkëshorti im e pëlqen shumë Bullgarinë, më në veçanti i pëlqen deti dhe prandaj ne vijmë këtu çdo vit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Gergana Mançeva, Qendra Çeke në Sofje


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD