Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për "Rolls-Royce-in e malebisë" dhe sekretin e suksesit

Foto: arkiv

Të mund të ruash një biznes 70 vjeçar familjar në degën ushqimore është një arritje e vërtetë. Synimi drejt fitimit, për llogari të cilësisë, jo njëherë ka dështuar madje sipërmarrësit më të suksesshëm. Të mësuar me shijen e një ushqimi të caktuar, klientët shumë shpejt largohen nga prodhuesit e tij, kur ndiejnë një ndryshim në përbërjen e produkteve të përfshira në të. Prandaj për familjen Levi, emigrantë izraelitë nga Bullgaria, sekreti i suksesit fshihet në respektimin e traditave. Dhe klientët u mbeten besnikë, kalojnë kilometra të tëra vetëm për shijen e dashur.

Dhe sot malebija e Josi Levisë është po e njëjta si dhe e stërgjyshërve të tij.Punishtja tanimë ka 70 vjet që nuk është larguar nga “çarshia bullgare” në Jafa – Zhderod Erushalajm. Krijimi i tyre është i njohur si “Rolls Royce-i i malebisë” në Izrael. Kjo ëmbëlsirë vetëm  në pamje të parë duket e zakonshme, por që të mund ta bësh kërkohet një mjeshtëri .

“Në fillim fare e kanë përgatitur në shtëpi - tregon Josi. Unë nuk kam qenë akoma i lindur. Kanë shpërndarë malebinë e gatshme dhe sytliaçin me një biçikletë me tre rrota. Kanë blerë akull  me kile dhe në legena të mëdhenj, midis akullit kanë vendosur mallin. Unë qesh nxënës, kur na lejuan të ndërtojmë një kabinë të vogël për malebi në oborrin e spitalit Dëdëni. Puna atje nuk pushonte as ditën as natën.”

Për shumicën e klientëve - të vijnë dhe të blejnë malebi ose nga ëmbëlsirat e tjera është çështje e një riti familjar.

“Unë njoh katër breza nga klientët tanë. Ata vinin dhe përpara dhe pas ndeshjeve të “Makabi Jafa”, përpara dhe pas koncerteve, sepse Jafa qe një qendër e jetës kulturore të bullgarëve në Izrael dhe kishte institutet  dhe yjet e vet kulturor.

Tanimë nuk i ka ... Dihej se në mëngjes – në rrugë për në punë ose në kthim, gjithmonë mund të hanin nga një malebi”.

Babai i Josit ka vdekur nga kanceri në moshën 60 vjeçe. Ai ka dashur që të mund ta mësojë djalin e tij, sepse ai ka qenë një nxënës shumë i fortë me një të ardhme mjaft premtuese, por fati vendos gjë fare tjetër:

“Shkova në dyqan për ta zëvendësuar për pak kohë, dhe kjo u bë - për tërë jetën. Pas kësaj një dyqan i vogël, në afërsi me kabinën tonë falimentoi dhe pronarja na e shiti. Ne e transferuam aty punishten  dhe vendin e shitjes, por filloi ndërtimi i metrosë. Nuk kishte klientë të shumtë dhe unë ia lash dyqanin vajzës time. Ndërkaq, morëm me qira një dhomë në afërsi me stadiumin Blumfild dhe biznesi ynë filloi të lulëzojë. Për shkak të pandemisë na detyruan të mos të punojmë midis orës 10 të natës deri më 6 të mëngjesit. Pavarësisht nga kufizimet, vijnë nga i gjithë vendi”.

Sekreti i suksesit vjen nga produktet natyrale, pa konservante. “Në restorantet mbi malebi vendosin kokos ose kikirikë, por kjo bëhet që të mos të ndihet era e konservanteve - shënon Josi dhe shton. Ne nuk kemi nevojë  për shtesa. Nuk kemi se çfarë të fshehim. Përdorim nisheste, qumësht, shurup të kuq dhe ujë trëndafili. Kemi dhe variant pa qumësht”.


“Çmimet e produkteve të mira rriten vazhdimisht, por tek ne janë relativisht të pranueshme - vë në dukje Josi. Për popullaritetin tonë kontribuojnë dhe klientët tanë të rregullt midis yjeve në sport dhe të muzikës pop. Vijnë dhe fansa të tyre, sepse këtu mund të bëjnë selfie me ta. Por, mbi të gjitha vijnë për malebinë, që mjerisht tanimë mungon në Bullgari”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pixabay, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD