Nuk do të shtrëngohen masat kundra Covid-19 në Bullgari, por do të forcohet kontrolli mbi respektimin e tyre. Kjo u bë e qartë pas brifingut javor të Shtabit Operativ Kombëtar.
“Qytetarët bullgarë të jenë absolutisht të qetë, sepse nuk nevojitet shtrëngim i masave kundra Covid-19”, deklaroi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov dhe shtoi se “e vetmja gjë të cilën do të vazhdojmë të bëjmë, është të ushtrojmë kontroll”.
Ai saktësoi se nuk ka një rritje të konsiderueshme të pacientëve me Covid-19 në spitalet, pavarësisht se po shtohen personat mjekësorë të infektuar me sëmundjen. Zënia e shtretërve në repartet intensive ndaj këtij momenti është 5%, kurse ajo në repartet e specializuara të spitaleve del në 14%.
PCR testi nuk kryhet më pas karantinës 14 ditore, shpalli akoma ministri Angjellov. Ai e justifikoi rregullin e ri me faktin se, 2 javë pas infektimit, virusi dobëson ngarkesën e tij në organizmin njerëzor, që përjashton rrezikun që i sëmuri të shpërndajë infektimin. PCR testet pas karantinës do të vazhdojnë të bëhen për njerëzit me sëmundje të tjera shoqëruese, sqaroi drejtori i Inspektoratit Rajonal Shëndetësor të kryeqytetit doktor Danço Pençev.
Ne kemi norma të ulëta të sëmundjeve tek fëmijët në shkolla, qe kategorik ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov. Ai saktësoi se 3 në çdo 1000 klasa shkollore në Bullgari janë nën karantinë.
Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Angjell Kunçev shtoi se, pavarësisht nga frika në fillim të vitit shkollor, u dëshmua se, po të respktohen gjitha masat, shkollat mund të jenë një vend i parrezikshëm. Aktualisht shkollat e prekura janë nën 1%.
Sipas docentit Kunçev, pavarësisht nga numri mjaft i rritur i të infektuarve me Covid-19 Bullgaria po ruan vendin e vet për nga ana e sëmundjeve dhe vdekjeve, në sfondin e një rritjeje të rasteve në të gjithë Evropën. “ Rritja e sëmundjeve në Bashkimin Evropian gjatë 2 javëve të fundit është +23%, që është absolutisht i barabartë me rritjen në Bullgari. Kjo e vë vendin tonë në një pozicion relativisht të favorshëm, meqenëse ruajmë nivelin e mesëm të sëmundjes për Evropën, sqaroi docenti Kunçev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje shëon sot Ditën Ndërkombëtare të Zogjve - 1 Prill, së bashku me Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Shkencëtarët dhe ambientalistët përgatitën një lojë të veçantë..
1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të..
Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Bullgari. Një votim që po zhvillohet sërish në sfondin e një lufte në Evropë, mosmarrëveshjeve për ndihmën ushtarake që vendi ynë duhet ose nuk duhet t’i japë..
Ministri social bullgar Llazar Llazarov dhe ministrja shqiptare e financave Delina Ibrahimaj nënshkruan një marrëveshje për sigurimet shoqërore. Dokumenti..
Ruleta zgjedhore po rrotullohet në Bullgari për plot dy vjet. Më 2 prill, bullgarët në vend dhe në mbarë botën do të gjejnë sërish kohë për të..
Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Bullgari. Një votim që po zhvillohet sërish në sfondin e një lufte..