Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kontroll 24 orë për respektimin e masave anti-epidemike

Ministri i shëndetësisë rekomandoi që të mos të udhëtojmë deri në qytetet Bllagoevgrad dhe Tërgovishte

“Ka një tendencë drejt rritjes së numrit të pacientëve të rinj”, tha Kostadin Angjellov.
Foto: BGNES

Inspektoratet shëndetësore rajonale po fillojnë inspektime masive në vendet publike - nëpër qendrat tregtare dhe nëpër objektet e tjera tregtare, nëpër klubet e natës, për respektimin e masave kundra epidemike, njoftoi ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov  në brifingun e Shtabit Operativ Kombëtar.  Në mbikëqyrjen do të përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme dhe shumë institucione të tjera me funksione kontrolluese, meqenëse po vihet re një “luhatje tek njerëzit sa i përket disiplinës”, sipas fjalëve të ministrit. Inspektimet do të bëhen gjatë gjithë kohës dhe do të arrihet deri në mbylljen e objekteve, në qoftë se ato refuzojnë të kryejnë rekomandimet e Inspektorateve Rajonale Shëndetësore.

“Ka një tendencë drejt rritjes së numrit të pacientëve të rinj”, tha akoma Kostadin Angjellov. Në një nivel kombëtar spitalet akoma disponojnë shtretër të mjaftueshëm për pacientë me Covid-19, por në krahinat e veçanta fillojnë të ndihen vështirësi, shtoi ministri. Në të ardhmen spitalet do të mund të pranojnë përgjithësisht 7307 veta me simptoma më të lehta dhe 1108 për një terapi intensive. Aktualisht janë të zëna 19% nga shtretërit për pacientë pa një nevojë për një reanimim respirator dhe 6% prej këtyre për një shërim intensiv.

Më e rëndë është situata në dy zona - Bllagoevgrad dhe Tërgovishte, ku është konstatuar sëmundshmëri tek 120 veta në çdo 100 mijë. Prandaj dhe nga shtabi apelojnë që qytetarët t’u shmangen udhëtimeve deri në këto rajone, që të mos të përhapet infektimi.

172 nxënës dhe 165 mësues aktualisht janë me teste pozitive, informon ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. Çdo ditë nëpër shkolla infektohen 5 ose 6 veta dhe 5 nxënës në njëmijë nuk marrin pjesë në orët e mësimit, saktësoi ai.

Në brifingun qe përsëritur se nuk ka kuptim të futen masa më të rrepta duke pasur parasysh se dhe ato të tanishmet nuk respektohen në mënyrë rigoroze. Ministri i shëndetësisë përsëri rekomandoi të mbahen maska në vendet e mbyllura, vendet të ajrosen shpesh, të qëndrojnë njerëzit në distancë dhe të tregohet një disiplinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD