Afro 25 për qind janë rastet e reja të Covid-19
Brenda 24 orëve të fundit, në Bullgari u regjistruan 395 raste të reja të koronavirusit.
Nga 1582 PCR testet 24.98 për qind janë pozitive.
Në spital mjekohen 1500 veta, 74 prej të cilëve në reparte intensive.
Të shëruarit brenda 24 orëve të fundit janë 31, ndërsa 18 pacientë vdiqën me Covid-19 të konfirmuar.
Në Sofje po forcohen masat për respektimin e masave kundërepidemike
Me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes po forcohet kontrolli në objektet tregtare dhe në transportin urban të Sofjes. Po vazhdon dezinfektimi i përditshëm i stacioneve të transportit publik dhe i automjeteve të transportit. Ka grafik të dezinfektimit edhe të nënkalimeve dhe të konteinerëve të plehrave.
Forcim i masave kundër Covid-19 në Plovdiv
Që nga 20 tetori forcohen masat për respektimin e masave kundërepidemike në Plovdiv – jo vetëm në dyqane, por edhe në lokale dhe në godinat publike, si dhe në transportin urban, bëri të ditur prefektja e Plovdivit Dani Kanazireva. Do të kontrollohen edhe ndërmarrjet në qytet.
Dega turistike kërkoi masa të përgjithshme kundër Covid-19 në vendpushimet dimërore
Bordi kombëtar i turizmit ngul këmbë për masa të përgjithshme kundër Covid-19 në vendpushimet bullgare. Para BNR-së drejtoresha ekzekutive e bordit Polina Karastojanova vuri në dukje sa masat duhet të përpunohen nga shteti, bashkitë, vendpushimet dhe autoritetet shëndetësore dhe të aplikohen njëkohësisht.
Gjatë bisedimit zonja Karastojanova theksoi edhe faktin se gjatë stinës verore nuk është regjistruar asnjë rast i Covid-19 në hotelet bullgare.
Pjesa dërmuese e bullgarëve preferuan Bullgarinë për pushime verore
Gjatë stinës së kaluar verore 69.2 për qind prej bullgarëve zgjodhën të pushojnë në Bullgari. Këtë e tregon një anketim i “Gallup International” realizuar bashkë me Bordin Kombëtar të Turizmit zhvilluar në telefon ndër 1000 bullgarë. Sipas të dhënave 26.3 për qind nga të anketuarit kanë dashur të pushojnë jashtë shtetit, por për shkak të Covid-19 kanë ndryshuar planet. Vlerësimet e atyre që pushuan në vend nga shkalla nga 1 deri në 5, janë më afër 4 sipas të gjitha treguesve, si çmime, cilësi, masa kundër epidemisë.
Teatri Satirik në Sofje – një vend i sigurt në kushtet e Covid-19
Teatri Satirik në kryeqytet tregon dhjetë shkaqe të cilët e radhitin ndër vendet më të sigurta publike në kohën e pandemisë.Spektatorët hyjnë dhe dalin përmes dyerve të ndryshme, ndërsa lëvizja realizohet nëpër korridore që nuk kryqëzohen.Sipërfaqet në godinë sigurojnë hapësirë të madhe personale, ndërsa spektatorët janë në distancë të rekomanduar midis njeri tjetrit. Ventilimi i sallonit është me qarkullim të ajrit të freskët nga jashtë. Godina përbrenda pastrohet dy herë në ditë dhe çdo dy orë dezinfektohet.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..
13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..