Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 229

Foto: arkiv

Nuk mjaftojnë mjekët në vijë të parë

Mangësia serioze e mjekëve në vijë të parë është problemi më i madh, përpara të cilit është i drejtuar sistemi shëndetësor në Bullgari, informoi ministri i shëndetësisë Kostadin Angjelliov në brifingun e Shtabit Operativ Kombëtar. “Që të gjithë janë të lodhur, një pjesë e madhe janë të infektuar, të sëmurë, disa janë dhe nëpër repartet intensive”, deklaroi ai. Sipas fjalëve të tij, 1727 mjekë që nga fillimi i epidemisë janë të prekur nga koronavirusi.

Zgjidhjen e mungesës së stafit në spitalet ministri e shikon në ndihmën e mjekëve nga ndihma vullnetare dhe më në veçanti në ndihmën e specializuar mjekësore. Do të kërkohet ndihma dhe e universiteteve mjekësor dhe të kolegjeve- për shembull studentët nga kursi i fundit të stazhit shtetëror t’u ndihmojnë mjekëve.


Nga 22 tetori në kushte të caktuara maskat bëhen të detyrueshme

Që nga sot, 22 tetor, me urdhër të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov bëhet e detyrueshme që në vendet e hapura publike, në grumbullimin e njerëzve dhe në rast pamundësie të një distance nga 1.5 metra të mbahen maska ose ndonjë mjet tjetër të cilat të mbulojnë hundën dhe gojën.

Përjashtim bëjnë klientët në vendet për të ngrënë dhe në lokalet; ata që ushtrojnë ndonjë sport në të hapur; pjesëmarrësit e konferencave, seminareve, veprimtarive të tjera në kohën e fjalimeve që mbajnë; drejtuesit dhe miqtë në transmetimet televizive.

Maskat në të hapur nuk kërkohen për fëmijët deri në 6 vjeç.

Kjo masë është në fuqi deri në fund të nëntorit.

Për ata që nuk mbajnë maska gjoba është në përmasë 300 leva.


Për shkak të pandemisë ulin kapacitetin e lokaleve deri në 50 për qind

Nga mesnata e 23 tetorit frekuentimi i diskotekave, lokaleve të natës dhe të argëtimit në të hapur dhe në të mbyllur lejohet nëse çdo njëri i sigurohen 2 metra katror nga sipërfaqja e përgjithshme tregtare. Këtë masë e shpalli ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas një takimi me Asociacionin e Lokaleve, transmetoi BGNES.

Zvogëlojmë kapacitetin e lokaleve përgjysmë. Kështu do të ketë distancë të mjaftueshme midis njerëzve, kështu që të ndalojmë përhapjen e virusit, theksoi Angellov. Nga Asociacioni i Lokaleve theksuan, se masa është e mirë, sepse pronarët nuk do të përballojnë një mbyllje tjetër të lokaleve.


1 472 rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit

1 472 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit. Kjo përbën 16.85 për qind nga 8 738 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 483, të ndjekur nga Pllovdiv – 147 dhe Varna - 77.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 29 veta me Covid-19 të konfirmuar.

Në spital ndodhen 1 732 pacientë, 107 prej tyre në reparte intensive.

U shëruan 184 veta.

Rastet aktive janë 14 689.


Për shkak të Covid-19 aktualizojnë planin kombëtar kundër epidemisë së gripit

Brenda një muaji qeveria do të aktualizojë dhe do të aplikojë Planin Kombëtar të Gatishmërisë për Pandeminë e Gripit. Këtë e votoi parlamenti me 170 vota “pro”, zero “kundër” dhe një të abstenuar.

Propozimi u bë nga Partia Socialiste Bullgare në opozitë dhe ai u përkrah nga partia në pushtet GERB. Gjatë debateve pushtetarët theksuan se nuk ka asgjë të përbashkët midis virusit të gripit dhe koronavirusit. Mirëpo, ata shprehën pajtim se plani kundër gripit të aktualizohet për arsye të rrezikut që në kuadrin e pandemisë së Covid-19, që po zmadhohet, do të fillojë të përhapet edhe epidemia e gripit.


Për shkak të Covid-19 rritet borxhi shtetëror

Borxhi i shtetit do të rritet deri në 38.8 miliard leva (19.84 euro) deri në fund të vitit 2023. Kjo theksohet në projekt strategjinë për menaxhimin e borxhit të Bullgarisë, botuar në sajtin e Ministrisë së Financave. Në periudhën e viteve 2021-2023 parashikohet mundësia për marrjen e borxhit të ri shtetëror nga 4.5 – 6.8 miliard leva, ose 2.3 – 3.48 miliard euro.

Domosdoshmëria e rritjes së konsiderueshme të borxhit arsyetohet me masat për shkak të krizës me Covid-19.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD

Parlamenti ndaloi reklamimin e lojërave të fatit në media

Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..

botuar më 24-04-30 6.28.MD

Ministri uroi ushtrinë bullgare për misionet jashtë vendit më 6 maj

Pjesëmarrja e denjë e ushtrisë bullgare në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe BE-së e bëri Bullgarinë një partner të dëshirueshëm për përgatitjet dhe stërvitjet e përbashkëta, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme në kushtet e operacioneve..

botuar më 24-04-30 3.28.MD