Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 231

Foto: Pixabay

Spitalet ndalojnë pranimet e planifikuara mbi 120 raste të Covid-19 për 100 000 banorë

Me urdhër të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov nga 25 tetori spitalet në krahinat me sëmundshmëri mbi 120 veta për 100 mijë banorë pezullojnë pranimin e planifikuar dhe operacionet e planifikuara.

Të gjitha institucionet mjekësore në krahinat përkatëse janë të detyruar të hapin struktura Covid me minimum 10 për qind nga numri i përgjithshëm i shtretërve që disponojnë.

Në spitalet e krahinave me sëmundshmëri nga 60 deri në 119 veta për 100 mijë banorë ndërpriten operacionet e planifikuara. Ata detyrohen të hapin struktura Covid me minimum 5 për qind nga shtretërit që disponojnë.

Ndalesa nuk ka të bëjë me pacientët me sëmundje onkologjike dhe onkohematologjike, si dhe për aktivitetet e riprodhimit të asistuar dhe lindjet.


Mjekët kritikuan pushtetin për shkak të masave jokonsekuente antiepidemike

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bëri thirrje për mbylljen e lokaleve të natës dhe të diskotekave si dhe për organizimin e veprimtarive sportive pa publikë aty ku nuk mund të sigurohet distanca e domosdoshme.

Bashkimi kritikon pushtetarët se përderisa  lejojnë që të frekuentohen diskotekat dhe lokalet e natës, ndeshjet futbollistike, dalin me urdhër me të cilin pezullojnë pranimin e planifikuar dhe veprimtarinë e planifikuar operative në institucionet shëndetësore në rajonet me sëmundshmërinë mbi 120 veta për 100 mijë banorë.

Bashki të veçanta si ajo e Sofjes dhe ajo e Shumenit tashmë në nivel vendor morën vendim për mbylljen e lokaleve të natës.


Mbyllin lokalet e natës në Sofje

Për dy javë mbyllen lokalet e natës në Sofje. Këtë e tha kryetarja e bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Vendimi u miratua nga shtabi bashkiak i krizës dhe Inspektorati Shëndetësor i Kryeqytetit.

Universiteteve u rekomandohet të kalojnë te studimi online, ndërsa punëdhënësve –nëpunësit të punojnë nga distanca atje ku është e mundshme.

Rritja e numrit të të hospitalizuarve dhe atyre që kanë nevojë për mjekim në pavijonet intensive përbën një sfidë serioze për sistemin shëndetësor të qytetit, paralajmëroi Fandëkova.

Ajo theksoi, se ritmi i lartë i rritjes së numrit të të inferktuarve e vuri Sofjen në zonën e kuqe. Prandaj është e domosdoshme të bëhet çmos për të ndërprerë këtë proces.

Vazhdon kontrolli i përforcuar për mbajtjen e maskave dhe për respektimin e distancës në transportin urban.


U hoq karantina e kryeministrit

Inspektorati Shëndetësor i Sofjesnjoftoi se u hoq karantina e kryeministrit Bojko Borisov pas rezultateve negative të PCR teste dy ditë me radhë.

Më herët u njoftua, se Inspektorati Shëndetësor i Sofjes e vuri nën karantinë kryeministrin Bojko Borisov, ministren e zhvillimit regjional Petja Avramova, ministrin e financave Kirill Ananiev dhe ministren e bujqësisë, ushqimeve dhe pyjeve Desisllava Taneva.

Shkak u bë udhëtimi i tyre me zëvendës ministrin e zhvillimit regjional Nikollaj Nankov, i cili shpalli se është pozitiv për Covid-19, njoftoi BTA.

Para kësaj Borisovi shpalli se vet u izolua megjithëqë testi i tij PCR është negativ.


1 589 raste të reja të koronavirusit në Bullgari

1 589 janë raste e reja të koronavirusit në Bullgari të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 16.16 për qind nga 9 831 PCR testet e realizuara.

Më shumë të infektuar ka në Sofje – 594, të ndjekur nga Pllovidvi me 147 dhe Bllagoevgradi – 109.

Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Vdiqën 13 veta dhe me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve me Covid-19 në Bullgari bëhet 1077.

Në spital ndodhen 1886 veta me infeksionin e koronavirusit, prej tyre 127 në reparte intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 269 veta.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjodhën publikisht se cilat makineri elektronike votimi do të certifikohen

Qëllimi është të bindeni për drejtësinë e të gjitha proceseve që do të zhvillohen gjatë zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev gjatë shortit të numrave të serive të makinerive të votimit që do të certifikohen për..

botuar më 24-04-29 11.14.PD
Rumen Radev

Presidenti vendosi veto mbi ndryshimet procedurale për vlerësimet mjedisore

Presidenti Rumen Radev vuri veton mbi ndryshimet në Ligjin për Inkurajimin e Investimeve. Ndryshimet rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijojnë rrezik për dëmtim të interesit publik. Të formuluar ashtu kërcënojnë të drejtën e garantuar të..

botuar më 24-04-29 10.08.PD
Mitropoliti Qiprian

Sivjet nuk do të ketë një delegacion bullgar në Jerusalem për Zjarrin e Shenjtë

Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara..

botuar më 24-04-28 5.00.PD