Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 232

Foto: arkiv

Kryeministri Bojko Borisov është i infektuar me koronavirus

Në profilin e tij në Facebook kryeministri Bojko Borisov informoi, se pas dy PCR testeve negative që nga sot, 25 tetor, është pozitiv për Covid-19. Ai njofton gjithashtu se tani për tani mbetet për mjekim në shtëpi dhe se të gjitha kontaktet e tij janë të dorëzuara në Inspektoratin Shëndetësor Rajonal.

“Jam i sigurt se me respektim të masave së bashku do të përballemi!”, shkruan kryeministri Borisov.

Ndërkohë u bë e ditur se ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe ministri i transportit Rosen Zheljazkov vet u izoluan pasi kishin kontakt afarist me kryeministrin ditën e premte. 


1043 raste të reja të koronavirusit në Bullgari

1043 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari. Kjo përbën 14.7 për qind nga 7 094 PCR testet e realizuara gjatë 24 orëve të fundit. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Gjatë periudhës vdiqën 7 veta, ndërsa u shëruan 130.

1976 të infektuar me koronavirus mjekohen në spital prej tyre 138 në reparte intensive.

Rastet e Covid-19 ndër personalit mjekësor janë 1 872 – prej tyre 680 – mjek dhe 626 infermiere.

Rastet aktive janë 18 246.


Gjatë javës së ardhshme pritet rritja e rasteve të Covid-19

“Në se në shtator, kur kishim përhapjen më të dobët të koronvirusit në Evropë, u morën masapër të mbajtur maskambase situata nuk do të ishte aq drastike” komentoi para BNR profesori Todor Kandraxhiev drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit.

Sipas tij rritja e numrit të të infektuarve i detyrohet si mosrespektimit të masave antiepidemike ashtu edhe ftohjes së motit dhe ajrit të lagët.

Sipas tij mosinteresimi i njerëzve u shfrytëzua nga njerëz me qëllime të këqija duke përfshirë edhe kolegë të tij.

“Tani qëllimi është të ulet numri i rasteve të rënda dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve kështu që sistemi shëndetësorë të përballojë situatën e rëndë” theksoi profesori Kantarxhiev. Sipas tij infektimi përhapet më lehtë kur në një vend në të mbyllur mblidhen shumë njerëz dhe kur decibelët e gëzimit janë të larta.

Profesori parashikoi se javën e ardhshme  rastet e Covit-19 në Bullgari do të rriten.


Në lokalet në të mbyllur përhapet më shumë infeksioni i Covid-19

“Vendet më të rrezikshme për infektimin me koronavirus janë lokalet në të mbyllur. Transporti urban radhitet në vendin e shtatë-tetë.” Këtë e tha profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit. Sipas tij “situata në Bullgari tani nuk është e mirë” për shkak të mungesës së kontrollit dhe të të folurit pa kompetencë. Profesori theksoi, se nuk shikon entuziazëm te mjekët personal të aplikojnë testet e shpejta për Covid-19 në kabinetet e tyre.


Pronarët e  hoteleve dhe restoranteve këmbëngulin për rregulla të qarta në mbylljen e objekteve

Asociacioni Bullgar i Hoteleve dhe i Restoranteve ngul këmbë për masa dhe rregulla të qartasipas të cilave hotelet, lokalet dhe restorantet do të mbyllen ose do të kufizohet veprimtaria e tyre për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Nga dega insistojnë që kabineti dhe autoritetet shëndetësore të dalin me pozitë sesa teste pozitive duhet të ketë dhe për çfarë periudhë për të kufizuar punën e lokaleve dhe hoteleve, si dhe me sa teste pozitive do të rifillohet puna e tyre.

Ata e arsyetojnë kërkesën me shpjegimin që të mos pësojnë humbje financiare ata që punojnë në fushën e turizmit.


Më se 3 miliard leva për krizën Covid parashikohen vitin e ardhshëm

Ministri i financave Kirill Ananiev caktoi buxhetin e vitit 2021 si “antiepidemik”. “Në të ka prioritete të qarta të orientuara te masat për kapërcimin e pasojave nga kriza” shpjegoi ai para BNR. Ai tha se buxheti është i balancuar midis masave Covid dhe domosdoshmërisë nga reforma në sisteme të veçanta.

Ai shtoi se deri në dhjetor të këtij viti buxhetet e të gjitha ministrive dhe dikastereve do të financohen me 95 për qind nga resursi, ndërsa të tjerët 5 për qind që mbeten për rrethana “forcë madhore” në sistemin e shëndetësisë.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Më shumë nga rubrika

Zheni Naçeva

Punohet me ngut për certifikatën e vaksinimit

Të gjitha furnizimet e vaksinave janë planifikuar ashtu që të sigurojnë rivaksinim për imunizimet e dozës së parë. Para Radios Kombëtare Bullgare, Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zheni Naçeva sqaroi se pavarësisht nga vaksina, sistemi elektronik..

botuar më 21-03-07 12.24.MD

Mostrat pozitive për Covid-19 janë 1426

Rastet e reja të Covid-19 për ditën janë 1426 nga 10 473 teste të kryera. 13.6 për qind e mostrave ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5629 pacientë u shtruan në spital, prej tyre 452 në njësitë e kujdesit intensiv. Për..

botuar më 21-03-07 9.57.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 364

Kulmi i pandemisë në Bullgari do të vazhdojë edhe 2-3 javë të tjera Ky është kulmi i fundit i epidemisë me Covid -19 në Bullgari, i cili pritet të vazhdojë për 2-3 javë të tjera. Këtë e komentoi për BNT Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror..

botuar më 21-03-06 5.39.MD