Tetori është muaji botëror për luftimin e kancerit të gjirit. Edhe sivjet që nga fillimi i muajit startuan fushatat kombëtare për analiza falas për prevencë të sëmundjes në tërë vendin.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur ndër gratë. Çdo vit në botë sëmuren 2 mln veta. 600 000 prej tyre vdesin. Në shtetet më të zhvilluara sëmundja haset më shpesh. Për fat të keq në Evropë Bullgaria është ndër vendet ku sëmundja diagnostikohet më vonë dhe vdekshmëria është më e madhe. Sipas dr. Gavrill Nakov nga spitali “Tokuda” në Sofje shkaku për këtë është profilaksia e parregullt dhe mungesa e politikës shtetërore të skriningut:
“Sëmundja zbulohet në një etapë të vonshme, kur mund të bëhet shumë pak për pacientin. Ka faktorë, të cilat kontribuojnë për këtë sëmundje, duke filluar nga historia familjare, stresi, pirja e duhanit, mënyra e jetesës, mbipesha. Prandaj, është mirë që gratë të vijnë më shpesh për analiza profilaktike.
Një prej mënyrave më të reja janë fotografimi me rezonancë magnetike dhe mamografia 3D, por ato nuk zëvendësojnë mamografinë tradicionale, tha specialisti në një intervistë për BNR-Radio Sofje dhe vuri në dukje një tendencë pozitive: "Pacientët tani janë më aktivë dhe kërkojnë vetë informacion për sëmundjen".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivRadio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..
Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..
Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..
Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen..