Tetori është muaji botëror për luftimin e kancerit të gjirit. Edhe sivjet që nga fillimi i muajit startuan fushatat kombëtare për analiza falas për prevencë të sëmundjes në tërë vendin.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur ndër gratë. Çdo vit në botë sëmuren 2 mln veta. 600 000 prej tyre vdesin. Në shtetet më të zhvilluara sëmundja haset më shpesh. Për fat të keq në Evropë Bullgaria është ndër vendet ku sëmundja diagnostikohet më vonë dhe vdekshmëria është më e madhe. Sipas dr. Gavrill Nakov nga spitali “Tokuda” në Sofje shkaku për këtë është profilaksia e parregullt dhe mungesa e politikës shtetërore të skriningut:
“Sëmundja zbulohet në një etapë të vonshme, kur mund të bëhet shumë pak për pacientin. Ka faktorë, të cilat kontribuojnë për këtë sëmundje, duke filluar nga historia familjare, stresi, pirja e duhanit, mënyra e jetesës, mbipesha. Prandaj, është mirë që gratë të vijnë më shpesh për analiza profilaktike.
Një prej mënyrave më të reja janë fotografimi me rezonancë magnetike dhe mamografia 3D, por ato nuk zëvendësojnë mamografinë tradicionale, tha specialisti në një intervistë për BNR-Radio Sofje dhe vuri në dukje një tendencë pozitive: "Pacientët tani janë më aktivë dhe kërkojnë vetë informacion për sëmundjen".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..