Tetori është muaji botëror për luftimin e kancerit të gjirit. Edhe sivjet që nga fillimi i muajit startuan fushatat kombëtare për analiza falas për prevencë të sëmundjes në tërë vendin.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur ndër gratë. Çdo vit në botë sëmuren 2 mln veta. 600 000 prej tyre vdesin. Në shtetet më të zhvilluara sëmundja haset më shpesh. Për fat të keq në Evropë Bullgaria është ndër vendet ku sëmundja diagnostikohet më vonë dhe vdekshmëria është më e madhe. Sipas dr. Gavrill Nakov nga spitali “Tokuda” në Sofje shkaku për këtë është profilaksia e parregullt dhe mungesa e politikës shtetërore të skriningut:
“Sëmundja zbulohet në një etapë të vonshme, kur mund të bëhet shumë pak për pacientin. Ka faktorë, të cilat kontribuojnë për këtë sëmundje, duke filluar nga historia familjare, stresi, pirja e duhanit, mënyra e jetesës, mbipesha. Prandaj, është mirë që gratë të vijnë më shpesh për analiza profilaktike.
Një prej mënyrave më të reja janë fotografimi me rezonancë magnetike dhe mamografia 3D, por ato nuk zëvendësojnë mamografinë tradicionale, tha specialisti në një intervistë për BNR-Radio Sofje dhe vuri në dukje një tendencë pozitive: "Pacientët tani janë më aktivë dhe kërkojnë vetë informacion për sëmundjen".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivPas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..