Tetori është muaji botëror për luftimin e kancerit të gjirit. Edhe sivjet që nga fillimi i muajit startuan fushatat kombëtare për analiza falas për prevencë të sëmundjes në tërë vendin.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur ndër gratë. Çdo vit në botë sëmuren 2 mln veta. 600 000 prej tyre vdesin. Në shtetet më të zhvilluara sëmundja haset më shpesh. Për fat të keq në Evropë Bullgaria është ndër vendet ku sëmundja diagnostikohet më vonë dhe vdekshmëria është më e madhe. Sipas dr. Gavrill Nakov nga spitali “Tokuda” në Sofje shkaku për këtë është profilaksia e parregullt dhe mungesa e politikës shtetërore të skriningut:
“Sëmundja zbulohet në një etapë të vonshme, kur mund të bëhet shumë pak për pacientin. Ka faktorë, të cilat kontribuojnë për këtë sëmundje, duke filluar nga historia familjare, stresi, pirja e duhanit, mënyra e jetesës, mbipesha. Prandaj, është mirë që gratë të vijnë më shpesh për analiza profilaktike.
Një prej mënyrave më të reja janë fotografimi me rezonancë magnetike dhe mamografia 3D, por ato nuk zëvendësojnë mamografinë tradicionale, tha specialisti në një intervistë për BNR-Radio Sofje dhe vuri në dukje një tendencë pozitive: "Pacientët tani janë më aktivë dhe kërkojnë vetë informacion për sëmundjen".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivPara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..