Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillojnë “Mbrëmjet e koncerteve bullgare në Nju Jork”

Foto: bceny.org

Krijime bullgare në interpretim të muzikantëve bullgarë – kjo është ideja, e cila ka lindur festivalin për një muzikë dhome në Nju Jork. Kryetare e komitetit organizativ është pianistja Lora Tchekoratova, e njohur me festivalin e krijuar prej saj “Shtegu i pashkelur” në fshatin Kovaçevica. Bashkëkryetare është një pianiste jonë tjetër - Anna Stoytcheva.

I themeluar përpara 15 vjetëve, festivali Bulgarian Concert Evenings in New York (BCENY) pak nga pak tërheq muzikantë dhe nga kombësitë e tjera. Do të shikojmë emrat e tyre dhe në programin e koncertit të ardhshëm Opening Night Gala. E prezanton Llora Tchekoratova :

“Për shkak të rrezikut dhe kufizimeve për Covid-19, të gjitha koncertet do të jenë online. Disa i incizojmë paraprakisht dhe do të bëjmë një premierë në kuadrin e festivalit, të tjerët do t’i transmetojmë direkt në internet. Koncerti i parë është më 27 tetor, në orën 19.30 orë lokale, por do të mund të shikohet dhe më vonë në internet platformat e ndryshme. Siç dihet, organizata jonë ka për qellim të prezantojë përpara publikut të Nju Jorkut kompozitorë dhe interpretues bullgarë. Tani po përdorim mjetet moderne, që të mund të arrijmë deri tek publiku i gjerë. Akoma përpara fillimit të festivalit mundëm të incizojmë  krijime të Panço Vlladigjerovit, këngë nga Gjeorgji Zllatev- Çerkin, Vasko Abaxhiev, Parashkev Haxhiev, Dimitër Petkov. Do të ketë premierë të Mutual - pjesë për violinë dhe piano, e shkruar posaçërisht për rastin nga kompozitorja e re Lora Al Ahmad, e cila po kështu jeton në Nju Jork. Mes interpretuesve janë Mariana Karpatova-mexosoprano, violinistët Georgy Valtchev, Alexandrina Boyanova, Stanichka Dimitrova, marrim pjesë dhe ne me Anna Stoytcheva. Ftuam koncert mjeshtrin  David Chan, violinistin Dov Scheindlin, violonçelistin Joel Noyes dhe pianistin Peter Fancovic nga orkestra në Metropolitan”.

Lora Tchekoratova dhe Anna Stoytcheva

Dihet se në „The Big Apple“ /molla e madhe/ jetojnë qindra bashkatdhetarë tanë, të cilët kontribuojnë me krijimtarinë e vet për kulturën e qytetit kozmopolit. Mes tyre janë Stefka Evstatieva me një famë botërore dhe Pavlina Dokovska, një pjesë nga bordi i këshilltarëve të festivalit.

“Organizata jonë është e krijuar prej muzikantëve bullgarë në qytet, por Pavlina Dokovska kuptohet se është në zemër të të gjitha ngjarjeve tona - vazhdon Llora Tchekoratova. Ajo zhvilloi një fushatë për grumbullimin e parave për piano e cila është në konsullatën bullgare. Pas kësaj ju ofroi mundësi muzikantëve të rinj bullgarë në Nju Jork të punojnë për këtë cikël koncertesh. Mundëm të krijojmë një traditë të mirë  dhe një reputacion të mirë për seritë e koncerteve, me qenë se prezantojmë muzikën prej kompozitorëve bullgarë në një nivel të lartë, në interpretim të këngëtarëve dhe instrumentistëve të shkëlqyer. Aktualisht në Nju Jork që të gjitha sallat janë të mbyllura, por në sajë të mikpritjes së konsullatës bullgare e cila gjendet në Manhattan, mundëm të incizojmë hapjen në bibliotekë aty ku është dhe pianoja. Kështu që publiku ynë do të shikojë se si është atmosfera në sallën, në të cilën zakonisht zhvillojmë koncertet tona. Gjatë muajit nëntor do të kemi një transmetim direkt nga universiteti në Teksas, gjatë muajit dhjetor përsëri do të jemi në konsullatën bullgare.

Për të gjithë situata është e vështirë, që nga muaji mars u anuluan të gjitha ngjarjet, por muzikantët nuk kanë hequr dorë  dhe kërkojnë mënyra të mbeten në lidhje me publikun e vet. Për shembull , bashkëshorti im Georgy Vëllçev mori pjesë në disa koncerte në të hapur. Aktualisht po bën incizim, bashkë me grupin e vallëzimit të Mark Morris dhe violonçelistin me famë botërore Jo Jo Ma, por pjesëmarrjet realizohen prej vendeve të ndryshme. Vet unë punoj për organizata të shumta dhe të ndryshme kulturore. Shikoj se që të gjithë po mundohemi të bëjmë atë  e cila është në qendër të jetës sonë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bceny.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD