Në mbledhjen e përbashkët sot në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) drejtori i medias Andon Balltakov bëri të ditur se do të tërheqë dorëheqjen e vet të parashtruar në Këshillin e Mediave Elektronike. Më 21 tetor Balltakov deklaroi se jep dorëheqje për shkak të mungesës së vullnetit për ndryshimin e rregullores normative, e cila të garantojë një radio të pavarur dhe absolutisht të lirë nga përzierjet politike.
Një ditë para se të largohet përfundimisht nga media Balltakov thirri një mbledhje të përbashkët, në të cilën nënvizoi se kolegët në BNR e kanë motivuar për ta tërhequr dorëheqjen e vet, që të mbetet bashkë me ta në betejën për mbrojtjen e funksionit publik të BNR-së.Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..