Në mbledhjen e përbashkët sot në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) drejtori i medias Andon Balltakov bëri të ditur se do të tërheqë dorëheqjen e vet të parashtruar në Këshillin e Mediave Elektronike. Më 21 tetor Balltakov deklaroi se jep dorëheqje për shkak të mungesës së vullnetit për ndryshimin e rregullores normative, e cila të garantojë një radio të pavarur dhe absolutisht të lirë nga përzierjet politike.
Një ditë para se të largohet përfundimisht nga media Balltakov thirri një mbledhje të përbashkët, në të cilën nënvizoi se kolegët në BNR e kanë motivuar për ta tërhequr dorëheqjen e vet, që të mbetet bashkë me ta në betejën për mbrojtjen e funksionit publik të BNR-së.Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..