Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita 237

Foto: ΒΤΑ

Për herë të parë pas disa ditësh ulje e vogël e të infektuarve me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 2 689 raste të reja të koronavirusit, që është me 71 më pak pas rekordit të fundit të regjistruar, tregon portali unik informativ.

Numri i të vdekurve në periudhën e shënuar është 28, ndërsa ai total që nga fillimi i pandemisë – 1 225.

Nga 2 376 të hospitalizuar 167 janë vendosur në repartet intensive. Që nga fillimi i pandemisë rastet e ripohuara janë 48 150, 27 230 prej të cilave janë aktive.

Ka rekord të numrit të të shëruarve gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh.

Kryeministri bullgar pret vaksina efektive jo më herët se prilli

Jam kategorikisht kundër mbylljes ose kufizimit të plotë të njerëzve. Të gjithë ishim të qartë për situatën rreth Covid-19 dhe prandaj ngulja këmbë për protokolle unike mjekësore, teste të shpejta, solidaritet dhe qasje te vaksinat në BE. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov para se të fillojë Këshilli Evropian për Covid-19, bëri të ditur BGNES.

Kryeministri bëri të ditur se pret që të ketë vaksinë efikase jo më herët se prilli dhe se situata e tanishme nuk mund të kalojë për 2-3 javë.

Kompanitë do ta vazhdojë punën në distancë edhe pas pandemisë

¼ prej firmave bullgare kanë aplikuar kushte të zhdërvjellëta të punës për shkak të Covid-19. E njëjta përqindje prej firmave janë gati t’i vazhdojnë masat edhe pas krizës. Prognoza është që të mbeten të punojnë në distancë 50% prej nëpunësve, tregon një studim i “ Mercer Bulgaria”.

63% prej punëdhënësve e pranojnë punën në distancë. Gjysma e menaxherëve mendojnë për strategji për automatizimin e proceseve të punës. 28% orientohen ndaj punës në kuadrin e projekteve të ndryshme. 67% e menaxherëve mendojnë se paraqitja e nëpunësve të tyre është më mirë dhe prodhueshmëria rritet në kushte shtëpiake. 81% e kompanive kanë ngrirë emërimin në punë të nëpunësve të rinj, 19 % kanë shkurtuar pjesë prej personelit, bëri të ditur investor.bg.

Për shkak të pandemisë kufizohet orari i punës i lokaleve

Sofja po mendon mbi aplikimin e orës së mbrëmjes për lokalet, tha Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandokova, cituar nga BTA. Ajo nënvizoi se tani për tani nuk ka nevojë për masa të tjera. Është me rëndësi të mbeten të hapura kopshtet e fëmijëve dhe shkollat, ku mësojnë fëmijët më të vegjël, ku nuk ka rritje të numrit të të infektuarve, për shkak të fëmijëve dhe arsimit të tyre, mendon Fandëkova.

Aplikohet orë mbrëmjeje për lokalet edhe në vende të tjera për shkak të Covid-19, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar.

Në Plovdiv restorantet dhe kafenetë duhet të mbyllen jo më vonë se ora 23.30. Në Bllagoevgrad do të punojnë deri në 21.00.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Më shumë nga rubrika

Ministri i shëndetësisë propozon shtrëngimin e masave kundër Covid-19

Niveli i të infektuarve me koronavirus javët e fundit dikton domosdoshmërinë e vendosjes së masave suplementare kufizuese. Përndryshe sistemi shëndetësor nuk do të mbijetojë. Këtë e tha në një brifing ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas..

botuar më 20-11-23 6.48.MD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 261

Të infektuarit me Covid-19 përbëjnë 40 për qind nga të gjithë të testuarit për 24 orët e fundit 1123 janë rastet e reja të koronavirusit të zbuluara nga 2787 PCR teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për 24 orët e..

botuar më 20-11-23 5.54.MD

Më se 100 studentë janë gati të bëhen vullnetarë në repartet Covid

Në sfondin e pamjaftueshmërisë së personelit mjekësor në një sërë qytetesh të vendit në kushtet e pandemisë studentët e mjekësisë dëshirojnë të punojnë si vullnetarë në repartet Covid. Për këtë njoftuan nga Asociacioni i Studentëve të Mjekësisë e cila..

botuar më 20-11-23 5.36.MD