Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tanja Glluhçeva për fytyrën tjetër të Amerikës Jugore

4
Foto: arkiv personal

Karnavali në Rio, ujëvarat në Iguazu, shkretëtira Atacama...Të shumta janë kureshtjet natyrore, të cilat gjatë viteve të fundit gjithnjë e më fort i tërheqin bullgarët drejt Amerikës Jugore. Turisti i organizuar më shpesh shikon fytyrën romantike të zbukuruar me makijazh. Në një dritë krejtësisht tjetër ajo hapet për Tanja Glluhçevën, e cila shkon në Brazil në bazë të programit Erazëm+, që të mund të shkruajë disertacionin e saj me temë populizmi. Ajo niset për tre muaj, por mbetet si peng i pandemisë.

Andet

“Po të kishte qëndruar urtë e butë, nuk do të kishte parë çudi” – thotë një proverb bullgar

Gjatë kohës së qëndrimit të saj në Brazil Tanja viziton dhe disa vende fqinje. Niset për një javë në Kili tek familja e një shoku të vet, i cili ka emigruar nga vendi për shkak të bindjeve të tij komuniste. Data është 13, dita e premte, kurse pas katër ditëve për shkak të Covid-19 shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Mbyllin kufijtë dhe Tanja është e detyruar të mbetet në Kili për një kohë të gjatë.

“Na rastin tim qe si një burgim - kujtohet bullgarja. Përpara disa ditëve - më 25 tetor, në referendumin në Kili përkrahën anulimin e kushtetutës nga koha e diktatorit Pinoçet. Por, ajo qe në fuqi gjatë qëndrimit tim aty, kurse sipas saj ushtarakët janë me nderim. Qe shpallur se që të gjithë duhet të rrinë nëpër shtëpitë e veta. Nëpër rrugët qarkullonin njerëz me uniforma dhe vërenin që njerëzit të mos të dalin. Për kilianët kjo është gjë normale, por unë nuk jam mësuar të jetoj kështu dhe m’u duk gjë e tmerrshme. Mbase pikërisht prandaj për shkak të kësaj mbylljeje kilianët (ose të paktën ata, tek të cilët qesh) rikujtonin kohën e Pinoçetit dhe sikur pak u çmendën.”

50 ditët e karantinës së detyruar në Kili kthehen për Tanjën në një tmerr të vërtetë. Në familje po fillon të rrjedhë gjaku nga plagët e pashëruara nga koha e diktaturës. Pronarët e shtëpisë duket se frikësohen se kanë strehuar një të huaj, shoqe të një komunisti. Trazojnë nëpër rrobat e saj, përgjojnë bisedat e saj. Frikësohen nga fakti se mund tu sjellë telashe. Gjatë kësaj kohe Tanja, e mbyllur midis katër mureve, rikrijon mungesat e veta në librin- “Të udhëtosh ditën e premte më datë 13” e cila është në libraritë.

“Makizmi”

Gjëja tjetër e cila i bën një përshtypje shumë të fortë Tanjës gjatë kontaktit të saj me kulturën Latinoamerikane - në Brazil, Argjentinë dhe Kili është “makizmi”. “Gratë dhe sot e kësaj dite janë këto, të cilat duhet të kujdesen për shtëpinë , kurse burri është i ngritur në piedestal - diçka për të cilën mendoja se në shekullin e 21 ekziston vetëm nëpër filmat” tregon Tanja. Jo rastësisht  në Argjentinë lind lëvizja “Asnjë më shumë” kundra dhunës së grave dhe shpërndahet nëpër të gjithë kontinentin.

“Më interesantja është se qeveria në Argjentinë ka krijuar Ministri për mbrojtjen e gruas*, ve në dukje bashkëbiseduesja ime. Ajo është e para për nga lloji i vet në të gjithë Amerikën Jugore. Del se në Brazil ka një numër më të madh të grave të vrara nga shokë dhe bashkëshortë xheloz. Por e njëjta gjë ndodh dhe në Kili  dhe në Argjentinë”.

Tanja i këshillon udhëtaret, të cilat kanë dëshirë vet të udhëtojnë nëpër Amerikën Jugore, të mos të vishen në mënyrë provokuese, dhe po kështu të mos të mbajnë bizhuteri. “Të jenë sa më shumë që është e mundur të thjeshta”, nënvizon ajo, por është kategorike, se në qoftë se duan të udhëtojnë me patjetër dhe e kanë vënë këtë në mend, të mos të luhaten - “të shkojnë detyrimisht, sepse kjo është një aventurë e paharrueshme.”

Me indianët Pouençe

Derisa të mos i realizoj ëndrrat e mia, nuk do të gjej vend

Me siguri do të thoni se pas të gjitha peripecive, të cilat kanë shënuar udhëtimin tim, i cili ka filluar ditën e premte më datë 13, Tanja Glluhçeva i ka vënë kryq Amerikës Jugore? Por jo, ajo po bën plane për fluturimin e saj të ardhshëm deri aty:

“Po, sepse akoma si fare e vogël ëndrra ime është të shkoj në Venezuelë, në Kolumbi dhe për më tepër në xhunglën e Amazonës. Në fakt me vajtjen në Brazil ideja ime qe pikërisht kjo. Madje u lidha dhe me një profesor në antropologji, që të mund të lidh një mundësi të jetoj për një ose dy javë në ndonjë fis indian. Por filloi pandemia dhe profesori për arsye sigurie tha se është më mirë që të anuloj këtë udhëtim. Kurse unë e kam shtënë në mendje - derisa të mos të shkoj në xhungël, në Venezuelë dhe Kolumbi, nuk do të gjej vend”, është kategorike Tanja Glluhçeva.

* Ministerio de las Mujeres, Géneros y Diversidad

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shpallën 30 tetorin festë profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Me vendim të qeverisë bullgare data 30 tetor shpallet për festë profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme. Festa profesionale e agjentëve dhe ndërmjetësve të pronave të paluajtshme do të organizohet për vit më 30 tetor përmes..

botuar më 21-03-07 5.25.PD

Instaluan për herë të parë një transmetues satelitor mbi pelikanin kaçurrel

Në fund të muajit shkurt një ekip i Shoqërisë Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve vendosi për herë të parë me sukses një transmetues satelitor mbi pelikanin kaçurrel në rajonin e liqenit Atanasovsko rreth qytetit Burgas. Transmetuesi peshon 33 gramë..

botuar më 21-03-06 9.15.PD

Një matematikan 17 vjeçar fitoi pjesëmarrje në një shkollë prestigjioze kërkimore në Shtetet e Bashkuara

Angjell Rajçev, nxënës në Shkollën e Mesme “Bojan Penev” në kryeqytet mbrojti teoremën e tij, me të cilën qe zgjedhur nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave për të marrë pjesë në shkollën prestigjioze..

botuar më 21-03-06 8.15.PD