Testet pozitive për koronavirus në Bullgari të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit janë 2 301.
Kjo përbën 26.44 për qind nga 8 702 PCR testet e realizuara.
Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 853, në Varna – 271, në Pllovdiv – 144, në Burgas – 128.
Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.
Në spital mjekohen 3 715 pacientë me Covid-19, prej tyre në reparte intensive janë 271.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 56 pacientë me infeksionin e konfirmuar të koronavirusit.
Të shëruarit janë 369.
Rastet aktive tek ne janë 49 048.
2 981 janë të infektuarit me Covid-19 ndër personelin mjekësor, duke përfshirë edhe 80 raste të reja nga 24 orët e fundit.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..