Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari (AKIB) përkrahu projektin e planit për rimëkëmbjen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të Bullgarisë në kuadrin e të cilit do të investohen 5.7 miliard euro gjatë 5 viteve të ardhshme. Sipas asociacionit kjo është një mundësi për përkrahje të ekonomisë, biznesit dhe shtetasve bullgarë për përballimin e krizës së koronavirusit. Sipas biznesit në plan duhet t’i kushtohet vëmendje politikës së përballimit të krizës demografike dhe inkurajimit të teknologjive të gjelbra.
Asociacioni këmbëngul edhe për financimin e fondit gjenetik bullgar të varieteteve të bimëve dhe të racave të kafshëve duke përfshirë edhe stimulimin e prodhuesve bujqësorë për të rritur bimë dhe kafshë me pastërti të garantuar për nevojat e një fondi të tillë gjenetik.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..