Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkrahim përpjekjet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejtë BE-së por me kushte

Ballkani Perëndimor
Foto: arkiv

“Do të vazhdojmë të përkrahim përpjekjet e gjashtë vendeve partnere (Serbia, Maqedonia e Veriut, Bonjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria) në rrugën e tyre drejt BE-së, por ata gjithashtu duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e vet dhe të ndjekin procesin e reformave.” Këtë e tha zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva në konferencën e shtypit pas takimit video me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Bisedimet që ishin pjesë nga kryesia e përbashkët e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor ishin përgatitore për Samitin e Procesit të Berlinit më 10 nëntor. Ministrja Zaharieva ripohoi pozitën e vendit, se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të çojnë përpara çështjet e hapura midis njeri tjetrit dhe se fqinja jonë duhet të ndalojë me përdorimin gjuhës së urrejtjes.

"Interesat e Bullgarisë përsa i përket Maqedonisë së Veriut duhet të jenë mbrojtura për të vazhduar procesin e integrimit evropian. Këshilli i Evropës nuk mund të zgjidhë çështje dypalëshe.” Këtë e dha edhe Hajko Maas ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë e cila kryeson Këshillin e BE-së.

Ditën e premte më 6 nëntor Bullgaria lajmëroi Komisionin Evropian se nuk mund të përkrahë kornizën neogociuese për Maqedoninë e Veriut sepse ajo nuk garanton mbrojtjen e interesave të Bullgarisë.

Në thelbin e pozitës së Bullgarisë për negociatat e Shkupit për anëtarësimin evropian është kërkesa për plotësimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë dhe të pozitës së parlamenti nga vitit 2019.

Bullgaria insiston që Shkupi të heqë dorë nga pretendimet për njohjen e të ashtuquajturës “pakicë maqedonase” tek ne dhe të shfrytëzohet fraza “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së  Veriut” e cila nuk mund të trajtohet si njohje nga pala bullgare për ekzistencën e të ashtuquajturës “gjuhë maqedonase”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD