Në fillim të javës u bë e qartë se në 50 poliklinika në vend do të fillojnë të punojnë të ashtuquajturat Covid-zona. Prej tyre 10 do të jenë në rajonin e Sofjes dhe rreth 40 në territorin e vendit. Pritet që qendrat e para diagnostike të fillojnë të punojnë akoma gjatë kësaj jave, ku për këtë qëllim do të lëshohen 6 milionë leva për financimin e tyre. Në këtë mënyrë një pjesë nga ngarkesa në Covid-repartet nëpër spitalet do të merret përsipër nga hallkat e specializuara në poliklinikat. Në to do të zhvillohet vizita klinike prej mjekut, një test i antigjenit falas, analiza të gjakut dhe gjatë një nevoje radiografi të mushkërive.
“Për ne nuk është problem shumë shpejt të bëjmë një Covid-zonë të tillë, meqenëse ne e bëjmë këtë dhe në këtë moment - shënoi në intervistën e tij për Radion Kombëtare Bullgare doktori Vasill Vasilev, drejtor i qendrës së 12 Diagnostiko-konsultative. - Covid pacientët janë mes nesh. Dhe tani njëri aparat radioskopik është i ndarë për këta të sëmurë, kurse tjetri është për të gjithë të tjerët. Menjëherë bëmë një organizim me hyrje nga jashtë dhe dalje drejt godinës së Covid-zonës. Pacienti hyn i bëhet një test i shpejt antigjeni. Rezultati del deri më gjysmë orë. Dhe në qoftë se pacienti ka nevojë për ekzaminimin pranë ka një kabinet mjekësor me mjek dhe infermiere. Gjatë analizave të caktuara me marrjen e gjakut dhe radiografi, të tilla do t’i bëhen, pa pasur një afërsi me pacientë të tjerë. Që të gjitha analizat do të mund të marren në rrugë elektronike. I jam shumë mirënjohës të gjithë ekipit tim, i cili qëndron pas meje. Punojmë që nga fillimi i pandemisë. Do të kem dhe dy specializantë, të cilët do të përfshihen në grafikun tonë”.
Njerëzit, tek të cilët saktësohet se është i domosdoshëm një shërim spitalor, do të transportohen nga urgjenca deri tek spitali përkatës. Për pacientët, tek të cilët është i domosdoshëm një shërim në kushte shtëpiake, do të kujdesen mjekët personal ashtu si dhe deri tani. Si një stimul shtesë, mjekët e përgjithshëm praktikues, të cilët ndjekin pacientë me Covid, do të marrin nga 1000 leva.
Nevojitet që ata përditë të regjistrojnë gjendjen e të sëmurëve në sistem dhe t’u japin rekomandime gjatë një vizite shtëpiake ose nëpërmjet telefonit sesi të shërohen.
Drejtimet për analizat do të jepen në rrugë elektronike, ku mjekët personal do të mund të caktojnë dhe teste të shpejta antigjeni, gjatë ekzistencës së simptomave të caktuara.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..