100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Çekosllovakisë shënojmë gjatë vitit të tanishëm 2020. Mjerisht pandemia nga koronavirusi i zhvendosi festimet e mbushura me njerëz të ngjarjeve të tilla të paharrueshme.
Faktikisht marrëdhëniet diplomatike kanë ekzistuar nga data 4 maj 1919, kur në Sofje ka mbërritur delegati qeveritar çek Rudolf Kunzl-Jiezerski. Gjatë muajit gusht në po të njëjtin vit është nënshkruar një marrëveshje dypalëshe tregtare, kurse më 25 shtator 1920 ministri i jashtëm Edvard Benesh i telegrafon Jiezerskit se, hapin ambasadë në Sofje.
Çekosllovakia është shtet, i cili e ka origjinën e vet në fillimin e shekullit të 20 mbi gërmadhat e Perandorisë Austro-Hungareze. Aty krijohen themelet e demokracisë në Evropën Qendrore. Që aty në Bullgarinë e pasçlirimit vijnë personalitete të njohur si Konstantin Ireçek, vëllezërit Shkorpill, Josif Shniter e shumë të tjerë, të cilët japin një horizont të ri në zhvillimin e arsimit, arkitekturës, shkencës historike, drejtësisë dhe sipërmarrjes në shtetin tonë.
Të shumta janë datat historike, të cilat na kujtojnë për rrënjët tona të përbashkëta sllave, por dhe për pikëtakimet tona në fatin e përbashkët të brezave, të cilët janë bërë dëshmitarë të ndryshimeve demokratike pas rënies së perdes së hekurt. 17 nëntori është një datë e tillë e paharrueshme dhe e shënuar, në të cilën çdo vit në Çeki dhe Sllovaki festojnë Ditën për luftën për liri dhe demokraci. “Mund të thuhet se, më 17 nëntor 1989 tek ne starton procesi i ndërgjegjësimit dhe ndërtimit të një sistemi demokratik, i cili mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve” - sqaron në intervistën e tij për Radio Bullgarinë ambasadori i Sllovakisë tek ne Shkëlqesia e Tij Manuel Korçek: Gjatë vitit 1989 qesh student në universitet, për mua dhe për të gjithë brezin tim kjo datë është e lidhur me ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe me synimin tonë të përbashkët drejt një jete të denjë për të gjithë. Njerëzit e rinj sot nuk kanë përjetime të ngjashme, prandaj disa diskutime të lira mbi këtë temë mund të jenë të dobishme, që të mund të orientohen dhe të frymëzohen nga idetë e luftës për liri dhe demokraci.”
Ambasadori Korçek rikujtoi se, në vitet e mëparshme bashkë me Kryqin e Kuq Bullgar kanë organizuar një qendër të dhurimit të gjakut në Sofje më 17 nëntor. Tani rrethanat janë të ndryshuara, por ai përsëri i bën thirrje kujtdo që ka mundësi të dhurojë gjak.
“Bullgaria dhe Sllovakia nuk janë partnerë të panjohur, dhe një dëshmi për këtë janë miliardë e gjysmë leva, siç është vëllimi i tregtisë së jashtme gjatë vitit të kaluar” - thotë ambasadori Korçek:
“Bullgaria ka në Sllovaki ambasadë, një institut kulturor, mbi 70 vjet në Bratislavë ekziston një shkollë bullgare me përkrahjen e qeverisë Sllovake. Marrëdhëniet tona zhvillohen në mënyrë intensive tanimë 27 vjet pas vendosjes së Republikës së Pavarur Sllovake. Por, në diplomaci kemi tradita të vjetra. Po i mbindërtojmë marrëdhëniet nga shteti çekosllovak-shteti, nga i cili Sllovakia është pasardhëse ligjore si dhe Çekia. Marrëdhëniet tona kanë madje rrënjë më të thella. Është e mjaftueshme që të përmendim njohjen e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij ose të kontakteve individuale midis bullgarëve dhe sllovakëve akoma përpara vendosjes së Çekosllovakisë si shtet. Sot, synojmë të zhvillohemi në të gjitha fushat si partnerë, kurse kjo vjen nga fakti se që të dyja vendet tona janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..