Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Ivanov po punon shumë për t'i realizuar ëndrrat e tij në SHBA dhe në Bullgari

Si një bullgar në Shtetet e Bashkuara realizoi rekord në biznesin e tij gjatë kohës së Covid-krizës

4
Foto: arkiv personal

Zgjedhja e amerikanëve se kush të qëndrojë në krye të vendit sikur e zhvendosi, të paktën për pak, pandeminë e koronavirusit nga emisionet dhe programet e lajmeve botërore. Shumë shpejt çdo gjë do të qetësohet dhe pjesa më e madhe e njerëzve do të pohojnë se, ditët e tyre të përditshme kalojnë si dhe më parë-në punë. Nga po këta njerëz është dhe bashkatdhetari ynë Ivan Ivanov, i cili prej viteve të gjata zhvillon biznes të vet  në vendin e mundësive të pakufizuara.  Biznesi i tij në Amerikë është i lidhur me pastrimin profesional të hoteleve dhe të shtëpive private. Kurse vitin 2020 ai do ta mbajë mend me këtë, se Covid-kriza ka shtuar shumë herë punën e tij dhe përkatësisht fitimin.

Paradoksale apo jo, por në kohën , në të cilën shumë njerëz mbetën pa punë, Ivani  ka punuar jashtë orarit të punës, që të mund të arrijë të realizojë porositë e dhëna. Ky fakt shpjegohet me  prirjen e amerikanëve për të mbështetur bizneset lokale, më në veçanti në një periudhë krize si kjo e tanishmja. Ata në masë kanë preferuar të vizitojnë objektet vendase turistike, në vend që t’i kalojnë pushimet jashtë shtetit. Kështu fluksi shumëmilionësh turistik i Shteteve të Bashkuara ka mbushur hotelet në vend, kurse kjo patjetër që ka çuar deri në shumë punë dhe një fitim rekord për Ivanin, në sfondin e viteve të mëparshme. Në mënyrë shumë të natyrshme  rrethanat e reja e kanë drejtuar dhe përpara vështirësive të reja, më tepër me gjetjen e punonjësve suplementar, meqenëse në Boston, qyteti në të cilin ai jeton, të papunë nuk ka. Ai gjen zgjidhjen e problemit, duke iu ndihmuar studentëve bullgarë të fillojnë punë si brigadë verore në Shtetet e Bashkuara.  

Sivjet bashkatdhetari ynë, i cili është nga fshati Grozdjovo, rrethi i qytetit Varna, gjeti mundësi të kthehet në Bullgari. Përveç për shtëpinë e lindjes , këtu ai kujdeset dhe për kopshtin e tij të shquar botanik të cilin vazhdimisht e zgjeron dhe e pasuron. Në lidhje me këtë ai është një bashkëbisedues i kërkuar nga programi regjional Varna i Radios Kombëtare Bullgare. Në lidhje me temën e shqyrtuar më tepër - për masat kundra Covid krizës Ivan Ivanov thotë se kërkesat për një parrezikshmëri respektohen në mënyrë shumë më të përpiktë në Amerikë, sesa në Bullgari:

“Në Shtetet e Bashkuara maska është e detyrueshme dhe përjashta. Madje mund t’u takojë amerikan dhe t’u thotë se maska mbahet jo vetëm deri tek goja, por ajo duhet të mbulojë dhe hundën. Dorashkat prej gome po kështu janë të detyrueshme. Aty ne nuk kishim masa të tilla kaq strikte si pikat kaluese, nuk e di sepse tek ne ndaluan madje dhe shëtitjet në park. Që të mund të vijë në Bullgari unë duhesha të bëj një test i cili qe me vlerë 160 dollarë. Pash rastin e një udhëtari, i cili kishte hipur në bord me simptoma, kurse mezi pasi ulet avioni, konstatohet se ai është pozitiv. Çuditem se përse një njeri i tillë duhet që të lejohet të fluturojë?”

Nuk mund të mos prezantuar Ivan Ivanovin dhe si një krijues i kopshtit personal botanik, ku eksperimenton në rritjen e pemëve frutore sub-tropikale dhe mbase ai është i vetmi për nga lloji i vet në Bullgari. Bimët ka filluar t’i mbjellë  akoma gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar në oborrin e shtëpisë së tij të lindjes . E ka quajtur vendin “Margarita”, sepse në botë ka një grup të madh lulesh, shkurresh dhe kaktusesh të cilët quhen kështu.

“Në qoftë se përfshimë që të gjitha llojet e bimëve, përfshi dhe ato në formë bari, atëherë janë mijëra llojet të cilat i ka në kopsht. Përveç për vizita nga turistët, kopshti ka dhe një qëllim shkencor dhe studimor. Vazhdimisht eksperimentojmë me llojet sub-tropikale , si klimatizohen  dhe përshtaten ato ndaj klimës më të ftohtë. Çdo një vizitor këtu mahnitet nga kopshti, por një përshtypje më të fortë bën pamja e lloji të palmave. Këta janë përfaqësuesit tipik  të florës jugore. Por gjatë periudhës së vjeshtës, kur piqen agrumet, ato janë më tërheqëse. Pothuajse në asnjë vend tek ne nuk mund të shikosh fruta të agrumeve të cilat janë duke u pjekur në mes të fushës në kopsht. Personalisht për mua suksesi më i madh të cilin e kam arritur këtu, është rritja e ullinjve jashtë si dhe të disa bimëve me gjelbërim të përhershëm, të cilat nuk janë karakteristike për klimën tonë.”

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistave për programin “Horizont” të RKB dhe RKB/Varna/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës  më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..

botuar më 24-03-24 11.05.PD

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD
Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD