Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisësë Veriut dënoi videon e publikuar në rrjetet sociale, e cila tregon sesi të rinjtë djegin flamurin bullgar, njoftuan mediat maqedonase të cituara nga BTA. Videoja u publikua nga organizata rinore e VMRO-DPMNE në komunën Gazi Baba. Ministria tha se kjo ka qenë një provë e pasuksesshme për të provokuar urrejtje midis shtetasve të të dyja vendeve. Ministria e Jashtme në Shkup deklaroi se "dënon fuqimisht çdo akt të përdhosjes së çdo simboli kombëtar, duke përfshirë këtu simbolet e Republikës fqinje të Bullgarisë, si dhe çdo formë tjetër të urrejtjes që nuk korrespondon me marrëdhëniet thelbësore midis të dy vendeve”.
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe..