Kur në vitet 90-të të shekullit të kaluar për herë të parë mbërriti në Britaninë e Madhe për brigadë studentore i pëlqen aq shumë sa që vendos të kërkojë mënyrë për t'u kthyer dhe për të provuar fatin e vet. Sot Atanas Çikov është një nga bullgarët më aktiv në Ishull, ndërsa dëshira e tij për të ndihmuar bashkatdhetarët që dëshirojnë të vendosen dhe të punojnë aty u kthye jo vetëm në kauzën e tij por edhe në profesion.
Kështu lindi platforma BGhelp e cila ka sukses të madh. Në të regjistrohen dhjetëra mijë bashkatdhetarë tanë, shkëmbehen ide, përvojë, këshilla, secili përfshihet për të ndihmuar. Ndërkohë Atanas krijon një sërë faqesh FB mbi tema të ndryshme të lidhura me jetën në Angli dhe hap kanalin YouTube. Në të ai aplikon video në gjuhën bullgare me rekomandime dhe informacion të çmueshëm për situatën reale aty. Atanas u bë konsulent i licencuar migracioni. Thotë se mezi arrin t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve sepse problemet të cilat kanë për të përballuar bullgarët pas Brexit nuk janë aspak të vogla.
Më se 200 mijë bullgarë jetojnë në Ishull. Sipas Atanasit një pjesë e madhe prej tyre mbërrijnë për të punuar disa vite, për të grumbulluar mjete dhe të kthehen prapë në atdhe. Disa fillojnë biznese të suksesshme ose zbulojnë punë të mirë dhe vendosin të mbeten përgjithmonë. Njerëzit punojnë dhe paguajnë tatime, gjë nga e cila fiton Mbretëria e Bashkuar. Por për shkak të keqkuptimeve dhe mungesës së informacionit përgjatë Brexit, shumë përballen me pengesa administrative pothuajse të pakapërcyeshme:
“Problemet janë shumë, thekson Atanasi. Pasi lindi situata me koronavirusin disa shkojnë të punojnë, të tjerë punojnë nga shtëpia, por qiratë janë të larta. Dhe në se në një moment mbetesh pa punë - si të paguash? Ose pengesat për rregullimin e dokumenteve për të qëndruar në punë pas Brexit. Shumica e bullgarëve i morën statutet e reja por të tjerë kanë probleme serioze administrative. Në rendin e ditës janë edhe ndërlikimet në udhëtimet dhe kartat e identitetit, afati i të cilave skadon, ndërsa kthimi në Bullgari për t’i rinovuar është i vështirësuar.”
“Mirëpo, shqetësimet më serioze lidhen me pasigurinë për Brexit – në se do të ketë marrëveshje apo jo! Bullgarët shqetësohen sesi kjo do të reflektoje mbi kursin e këmbimit të paundit. “Shumë prej tyre i kthejnë rrogat në euro dhe i dërgojnë të afërmit në atdhe. Mirëpo, në se nuk ka marrëveshje dhe paundi ulet nën një euro, kjo sigurisht do t’i “godasë në xhep” – është kategorik Atanas. Ka paqartësi edhe për zhvillimin e ekonomisë angleze dhe ka rrezik që sektorë të tërë të preken seriozisht. Si për shembull hotelet dhe restorantet ku punojnë afro 10 – 15 për qind e bullgarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Pyetjes a integrohen lehtë bashkatdhetarët përgjigja ishte e paqartë:
“Unë nuk mendoj kështu. Këtu mënyra e jetës, e të kuptuarit është e ndryshme. Ne jemi jugorë, jemi më temperamentë. Mënyra jonë për t'u argëtuar është më shumë si ajo e spanjollëve dhe grekëve - të ulemi në një tavolinë, të hamë, të kemi një meze, të dëgjojmë muzikë. Por Anglia është një vend ideal për të bërë biznes, për të mbledhur para dhe më pas, nëse vendosni të ktheheni ", përfundoi Atanas Çikov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal i Atanas Çikovit
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..