Megjithëse qëndrojmë në shtëpitë tona nga frika e epidemisë, ne nuk harrojmë të kërkojmë Zotin atje ku më mirë dëgjohet lutja jonë e sinqertë. Lutësit përmbushin tempujt çdo ditë dhe pelegrinët shkojnë në një pelegrinazh në ndonjë nga vendet e shenjta në tokat tona.
Manastiri i shenjtë i Rilës dhe në këto muaj të vështirësive dhe vuajtjeve mbetet një vend i preferuar për shumë besimtarë.
“Flasim për pelegrinë, të cilët vijnë në Manastirin e Shenjtë si të krishterë dhe besimtarë - thotë igumeni i Manastirit të Rilës peshkopi Evlogjij. Kjo është e mirë jo vetëm për Manastirin e Shenjtë, por dhe për çdo një njeri të mund të gjejë afërsi me Zotin, qetësi, përkrahje, shpresë. Kuptohet se, duke u respektuar që të gjitha masat dhe kërkesat higjienike, të cilat janë vendosur nëpër të gjithë vendin. Ne bëjmë atë që është e domosdoshme- vazhdimisht bëhet dezinfektim nëpër kisha, në hyrje kemi rrogoza të vëna speciale me dezinfektues. Ikonat po kështu dezinfektohen rregullisht, si dhe të gjitha pjesët prej druri në kishë, deri tek të cilat afrohen besimtarët, fronet prej druri për t’u ulur, parapetet”.
Sipas legjendës, historia e Manastirit të Rilës lidhet me Shën Ivan Rillskin, i cili gjatë shekullit të 10 ka ardhur nëpër këto troje, që t’u përkushtohet në agjërim dhe lutje larg nga kotësia e kësaj bote. Pas vdekjes së tij, ndjekësit e tij kanë ngritur manastir afër vendit, ku murgu ka përfunduar jetën e tij tokësore.
Gjatë shekujve Manastiri i Shenjtë është kthyer në një qendër shpirtërore, arsimore dhe kulturore, derisa vendi ynë nuk ka humbur pavarësinë e vet gjatë shekullit të 14, duke rënë nën pushtetin osman. Ka pasuar vite të një errësire, kurse një shekull më vonë vendi i shenjtë është shkatërruar dhe i vjedhur nga sunduesit osman. Rrezet e para të ndritshme kanë ardhur aty nga fundi i shekullit të 15, kur me ndihmën e dhurimeve të bullgarëve nga i gjithë vendi, Manastiri i Rilës ka filluar të rimëkëmbet dhe të rikthejë oreolin e vet të një qendre shpirtërore.
“Manastiri i shenjtë i Rilës është i ndërtuar gjatë kohës së robërisë turke në pamjen e vet të sotme me përjashtim të Kullës së Hreljos, e cila është nga koha e mbretit Ivan Shishman - tregon peshkopi Evlogij përpara Radios Kombëtare Bullgare - Bllagoevgrad. - Paraardhësit tanë në rrethana shumë më të vështira janë kujdesur për të - ta rinovojnë pas masakrave gjatë skllavërisë, të ndërtojnë pamjen e tij të sotme pavarësisht nga skamja dhe nga privimet. Prej nesh kërkohet që ne ta vazhdojmë këtë veprimtari dhe pavarësisht nga epidemia ta mirëmbajmë Manastirin e Shenjtë në një gjendje të mirë, që të mund ta ruajmë për brezat e ardhshëm”.
Çdo një i cili ka dëshirë të flejë në manastir , është i mirëseardhur, bind peshkopi Evlogij. Mjerisht gjatë dimrit mbeten të mbyllur për vizitorët Kulla e Hreljos dhe kuzhina e vjetër e manastirit e quajtur magernica. Por mund të shikohen muzeu qendror, godinat e manastirit dhe kisha, në të cilën të kërkojmë mbështetje te Zoti.
“Lutja është ajo e cila mund të kërkojë çdo gjë nga Zoti dhe të na japë qetësi, besim, shpresë, mbështetje-thotë igumeni. Pa lutje nuk arrihet asgjë. Në vitet e sprovave në të kaluarën , kur në rajon ka pasur murtajë, kolera dhe epidemi të tjera të ngjashme, pikërisht lutja ka ndihmuar të evitohen këto sprova përmes pjesëmarrjes në shërbesat dhe lutjet e përgjithshme fetare. Liturgjia e Shenjtë shërbehet për të gjithë të krishterët, por ai i cili nuk është në gjendje të vizitojë ndonjë nga tempujt ose manastiret e shenjta të Zotit mund të lutet dhe në shtëpi. Lutja në shtëpi po kështu ka rëndësinë e vet të madhe për çdo një të krishterë, për çdo një njeri”.
Peshkopi i Adrianopojës Evlogij beson se, epidemia nga koronavirusi është një sprovë për të gjithë njerëzit. Prandaj dhe na këshillon të kërkojmë mbështetje te Zoti.
“Çdo një njeri le të kthehet drejt vetëdijes së vet dhe ta lusë Zotin për falje për mëkatet e tij të vullnetshme dhe të pavullnetshme, të cilat i ka kryer. Dhe të lutemi që të gjithë që sa më shpejt të kalojë kjo fatkeqësi katastrofike.”
Autore: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Mariana Popovës nga RKB-Bllagoevgrad/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: rilskimanastir.org dhe arkiv
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..