Komisioni Evropian ka miratuar një ndryshim në programin bullgar “Inovacionet dhe Konkurrenca”, i cili do të lejojë mobilizimin e 511 milion euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe Fondi i Kohezionit. Ata do ta ndihmojnë ekonominë bullgare në luftën e saj kundër pasojave të krizës së koronavirusit, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.
Mbështetja financiare përfshin grante për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, garanci kredie etj.
Sipas Komisionares së BE-së për Kohezionin dhe Reformën Eliza Ferreira, masat kanë qëllime afatshkurtra për ta lehtësuar krizën dhe vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga mbështetja shtesë evropiane për rimëkëmbjen e tij ekonomike.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe për deputetë evropianë të 9 qershorit 2024. Gllavçev..
Për periudhën korrik - dhjetor 2023, Kuvendi miratoi 51 amendamente, të cilat ndryshojnë dhe plotësojnë 43 ligjedhe 79% ose 34 nga këto 43 ligje janë ndryshuar më shumë se një herë. Kjo është përqindja më e lartë e amendamenteve në 12 vitet e fundit,..
Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..