Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ketë garanci evropiane për gazetari me vlerë në Bullgari?

Foto: arkiv

Eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva për rezolutën evropiane, në të cilën vihen në dukje provat dhe përpjekjet e disa vendeve anëtare të mbysin mediat kritike dhe të pavarura.

Mjetet evropiane nuk duhet të shkojnë në mediat e kontrolluara nga qeveria, kurse Komisioni Evropian rregullisht duhet të vlerësojë ndërhyrjen e qeverisë dhe transparencën në pronësinë e mediave. Për këtë u bënë thirrje 553 prej eurodeputetëve në një rezolutë të veçantë për të forcuar lirinë e medias. Dhe pavarësisht se rezoluta nuk ka një element lidhës, ajo është dokumenti evropian i radhës, i cili shpreh përkujdes për gjendjen e mediave në territorin e bashkësisë.

“Ideja e rezolutës është jo thjesht të themi se çfarë problemesh ka në Evropë, por të mund të gjejmë instrument që ato të mund të zgjidhen. Ambicia është që ajo të bëhet baza e një  kornize legjislative të ardhshme dhe e vendimeve, të cilat do të pranohen nga Komisioni Evropian” - sqaroi para Radios Kombëtare Bullgare eurodeputetja Elena Jonçeva, bashkëraportuese në emër të Partisë së Socialistëve Evropiane. Një pjesë e madhe e problemeve të vëna në dukje në raport, janë të dukshme në mjedisin mediatik në Bullgari.

Elena Jonçeva / Foto: BGNES

Ajo theksoi se propozimet të cilat i ka bërë kanë gjetur vend në dokument dhe janë me një rëndësi të madhe për Bullgarinë.

“E para është që shpërndarja e fondeve nga programet evropiane të komunikimit  të mos të bëhet nga qeveritë e shteteve anëtare. Që të gjithë e kemi të qartë se në këtë mënyrë  krijohen media të dëgjueshme dhe të nënshtruara, kurse kur një medie nuk është korrigjuese e pushtetit, ajo në praktikë nuk mund të kryejë funksionet e veta. Që të shmanget shpërndarja e parave dhe nga organizatat e shoqërisë civile pro-qeveritare, ato nuk duhet  fare të shpërndahen nga organizatat kombëtare - thotë Jonçeva.

Ky rol duhet t'i besohet një organizate me qendër në Evropë, e cila ka një mbështetje dhe besim të mjaftueshëm, e cila respekton të gjitha kriteret dhe standardet e gazetarisë.

Eurodeputetja nënvizoi se në rezolutën e miratuar këmbëngulet që të ketë  një fond për të mbështetur gazetarinë hulumtuese.  Propozohet të zhvillohet një legjislacion evropian, i cili të mbrojë gazetarët nga çështjet gjyqësore, të cilat kanë për qëllim shtypjen, diskreditimin ose frikësimin e tyre.

Në dokument paralajmërohet se liria e mediave  po keqësohet gjatë viteve të fundit, kurse kriza me Covid-19 po e ndërlikon edhe më tepër problemin. Në lidhje me këtë priten masa konkrete legjislative nga Komisioni Evropian, që të mund të sigurohet një transparencë e veprimtarisë së drejtuesve.

Një intervistë e gazetares Sillvija Velikova me Elena Jonçevën në transmetimin “Politikisht JOkorekte” të Radios Kombëtare Bullgare

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD