Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Heroi i harruar Efrem Çuçkov – kur Maqedonia është një kauzë dhe fat

Jeta e Efrem Çuçkovit (1870-1923), një nga heronjtë e shumtë të harruar në historinë bullgare, është si një film. Për të na tregon stërnipi i tij Javor Çuçkov. Ai u lidh me Radio Bullgarinë me rastin e 150 vjetorit të lindjes së stërgjyshit të tij, i cili dha jetën e vet për lirinë e Maqedonisë. "Por së pari le të sqarojmë nocionin “maqedonas”. Sepse edhe unë, si qindra mijëra bashkatdhetarë tanët, jam maqedonas. Dhe kjo gjithmonë ka pasur kuptimin e bullgarit nga zona gjeografike e Maqedonisë. Sigurisht, stërgjyshi im ishte gjithashtu një bullgar nga Maqedonia" - thotë Javor Çuçkov dhe shton:

"Maqedonia ishte nën sundimin turk deri më 1913, ndërsa Rusia e çliroi Bullgarinë në vitin 1878. Këto janë akoma rreth 35 vjet të "tmerreve të pafund ", siç i quan ortaku i tij Dame Gruev. Kështu që Efrem Çuçkov luftoi kundër robërisë turke në Maqedoni. Në fillim të vitit 1898, ai u bë vojvoda i parë i Institutit të Revolucionarëve të VMORO (organizata e brendshme revolucionare e Maqedonisë dhe Edrenesë, e shndërruar më vonë në VMRO), themeluar nga Goce Dellçev, si dhe një nga udhëheqësit e saj.”

Nga e majta në të djathtë: Ivan Garvanov, Efrem Çuçkov dhe Millan Matov, Selanik, viti 1906

Një nga arsyet për harresën e emrit të Efrem Çuçkovit, sipas stërnipit të tij, është se ai vepronte kryesisht ilegalisht dhe nuk kishte kohë të shkruante kujtime që të bëhet i famshëm për brezat e ardhshëm. Efrem Çuçkov ishte një njeri shumë modest! Por në të njëjtën kohë - e papajtueshëm, pragmatik dhe i pashtruar. Në saje të këtyre vetive ai arriti të shpëtojë armët e revolucionarëve të VMORO-s. "Pas puçit të xhonturqve në vitin 1908 Jane Sandanski u urdhëroi çetave për t'iu dorëzuar armët xhonturqve, i mashtruar nga premtimet e tyre të rreme se do t'i jepnin të drejta Maqedonisë. Mirëpo, Efrem Çuçkov tha: “Jo, kjo nuk do të ndodhë!” Ai mblodhi armën e çetave të veta dhe i fshehu në një vend sekret. Sepse çfarë revolucionar dhe luftëtar je pa armë?” – tregon stërnipi i tij.

Çeta e Efrem Çukovit e fotografuar bashkë me Dame Gruevin, Mishe Razvigorovin dhe Mihaill Çakovin

Gjatë Luftës Ballkanike gjatë vitit 1912 me çetën e vet prej disa qindra vetash Efrem Çuçkov liroi Shtipin, Koçanin dhe rajonin e Shtipit, duke kapur qindra ushtarë turq. Duke qenë në dijeni se ushtria serbe lëvizte drejt Shtipit, ai vendosi një pushtet të improvizuar bullgar. Efrem Çuçkov i mashtroi serbët, duke dërguar njerëz të vet në Mbretërinë e Bullgarisë për të sjellë 300 kapota bullgare. Me to revolucionari i “veshi” bullgarët vendas. Duke parë me binokla nga kodrat e afërta se si në qytet lëviznin njerëz me uniforma ata vendosën për t’u sprapsur.

Që të duket mashtrimi edhe më bindës vojvoda u dërgoi një “njoftim” me shkrim se në Shtip kanë hyrë nënreparte të rregullta ushtarake bullgare dhe është vendosur komendaturë. Revolucionari e “legalizoi” dokumentin duke ngrohur një monedhë argjendi bullgare me të cilën shtypi letrën mbi nënshkrimin e vet. Kështu në letrën e tij drejtuar komandës serbe u shfaq pamja e paqartë e një vule.

Nga e majta në të djathtë: Mishe Razvigorov, Dame Gruev, Efrem Çuçkov dhe Atanas Babata në Kongresin e Shkupit të VMORO në vitin 1905

Ndërkohë, vojvoda u dërgoi një kërkesë me shkrim pushtetarëve bullgarë për të dërguar një ushtri të rregullt si përforcime në mënyrë që rajoni të mos pushtohej nga serbët. Por përgjigjja që erdhi nga Mbretëria e Bullgarisë ishte: "Ne nuk do t’ju dërgojmë asnjë ushtar! Dërgoni menjëherë çeta për ta pushtuar Stambollin!“

Stërnipi i Çuçkovit është i bindur se gjatë Luftës Ballkanike pushtetarët e kanë mashtruar popullin bullgar se duan ta çlirojnë Maqedoninë. “Dhe bullgarët nisen të bashkuar që të çlirojnë vëllezërit e vet. Por qëllimi ka qenë krejt i ndryshëm – të pushtohen Selaniku, Edreneja dhe Stambolli.”

Pas Luftës së Parë Botërore Maqedonia ishte pushtuar nga Serbia. Duke mbrojtur kauzën e vet Çuçkov refuzoi të gjitha postet e larta në Mbretërinë e Bullgarisë dhe u nis për të luftuar me çetën e vet kundër okupimit serb të Maqedonisë. Mirëpo, pas një sërë betejash të pabarabarta me nënrepartet serbe heroi ynë u plagos rëndë. I sëmurë dhe i lodhur nga vështirësitë e jetës ai vdiq në Sofje më 1 tetor 1923.

Sot Efrem Çuçkov është pak i njohur në Bullgari. Dhe megjithëse ka një rrugë në Sofje me emrin e tij, biografia e revolucionarit është pothuajse e panjohur për bashkëkohësit tanë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi i Javor Çuçkovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..

botuar më 24-09-22 8.30.PD
Jaap van Beelen

Jaap van Beelen dhe koleksioni i tij unik i qilimave të vjetër bullgarë

Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..

botuar më 24-09-15 10.45.PD
Stefan dhe Maksim Ivanovi

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..

botuar më 24-09-10 4.56.MD