Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

At Zoran Mamuçevski: “Kur e keqja kalon shohim me shpresë se e mira po vjen”

Foto: Facebook / Zoran Mamuçevski

“Unë u luta për shëndetin e mjekëve derisa isha në spital, sepse pash se sa e vështirë ishte përderisa ndihmonin pacientët e shumtë. Dhe askush nuk është i siguruar kundër kësaj sëmundjeje tinëzare” – këtë e tregoi prifti Zoran Mamuçevski para BNR disa ditë pasi kapërceu Covid-19 me ndihmën e mjekëve të spitalit në Gorna Orjahovica. At Zoran është 35 vjeç dhe është nga Maqedonia e Veriut. Arsimin e mbaroi në Kejmbrixh, por për shtëpinë e tij të dytë e zgjodhi qytetin Gorna Orjahovica (Bullgaria Qendrore Veriore) në afërsi të qytetit Velliko Tërnovo.

“Secili thotë me vete – ky është një virus i cili nuk prek të rinjtë, dhe unë jam një njeri i cili bëj ushtrime sportive dhe pothuajse nuk sëmurem. Por mjerisht askush nuk mund të thotë me siguri se virusi do ta kalojë atë. Çdokush mund të zhvillojë komplikime, kjo sëmundje është shumë tinëzare” – thotë prifti. Ai kujton se simptomat e koronavirusit u shfaqën papritmas. Pasi ishte në rregull papritur ai mori dhimbje të forta muskulore, ngriti temperaturë të lartë dhe ra fizikisht. Atëherë prifti i ri u izolua vet dhe kërkoi ndihmën e mjekut personal. “Gjëja e parë që bëra ishte që vet të karantinohem për të marrë përsipër përgjegjësinë për njerëzit e tjerë. Mbeta në shtëpi dhe u mbylla, ndërsa mjeku personal më përshkroi terapi.”

“Simptomat ishin shumë të çuditshme, së pari nuk ke asgjë,  pastaj dridhesh, ke ethe derisa në një moment ndjeva se nuk mund të marrë frymën dhe shkova për radioskopi të gjoksit tim. Doli që kisha pneumoni bilaterale dhe duhej të shtrohesha në spital.”

Në spital at Zoran Mamuçevski shikoi sesi në një ditë nga spitali doli një familje e moshuar ndërsa në vendin e tyre e pranuan birin e tyre për trajtim me oksigjenit, gjendja e të cilit po keqësohej. Prifti gjithashtu pa pacientë që vdisnin përkundër kujdesit të mjekëve dhe infermiereve. 

“Kishte një grua gjendja e së cilës fillonte të përmirësohej, por për fat të keq ajo vdiq. Dhe në një moment ti nuk e di se çfarë pasoja do t’i sjellë organizmit ky virus. Pash edhe shumë mjekë të hospitalizuar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Kjo sëmundje të shprishë  jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht , prandaj me rëndësi është që njeriu të ruajë shëndetin mendor dhe qartësinë e mendimit.”

Tani at Zoran po shërohet nga infeksioni i rëndë i koronavirusit në shtëpi. Aty tre fëmijët e tij gjithashtu u sëmurën por pa simptoma në mënyrë asimptomatike. Bashkëshortja e tij është e shëndosh dhe së shpejti do të lindë fëmijën e tyre të katërt. “E keqja kur kalon shikojmë me një fije shprese në të ardhmen se diçka e mirë po vjen” – thotë prifti.

“Kjo sprovë do të kalojë dhe duhet të kemi të qartë se të gjithë do të kalojmë këtë rrugë dhe se nuk është diçka që ne duhet të izolojmë dhe të mohojmë. Gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë qetësinë dhe besimin, të mbetemi të vetëdijshëm ndaj njeri tjetrit dhe të mos hyjmë në teori konspirative se e gjithë kjo është mashtrim.”

At Zoran na tha se pasi përfundon karantina do të kthehet në kishën “Shën Tre Shenjtorët” në qytetin Gorna Orjahovica, ku puna nuk ka pushuar. Dhoma e ngrënies aty çdo ditë u jep drekë të nxehtë nja njëqind njerëzve në nevojë.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD