Vdekshmëri rekord në nëntor konstatoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kanë vdekur 15 964 njerëz. Rritja në krahasim me nëntorin e 2019-ës është 50%. Në tetor shkalla e vdekshmërisë krahasuar me vitin 2019 ka qenë më e lartë me 23%.
Statistikat e zymta përkojnë me valën e dytë të COVID-19, por vdekjet e raportuara për shkak të koronavirusit janë 2681, ndërsa numri i përgjithshëm më i lartë i vdekjeve krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar është 7849.
Sipas specialistëve, shkaku për rritjen e mortalitetit me 5168, jashtë atyre për shkak të koronavirusit, është se për shkak të pandemisë bullgarët kanë frikë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Një hipotezë tjetër për vdekshmërinë e lartë është se mortaliteti real nga COVID-19 është më i lartë sesa raportohet, shkruan gazeta "24 orë".Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..