Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Statistikë shqetësuese e vdekshmërisë gjatë muajit nëntor

Foto: arkiv

Vdekshmëri rekord në nëntor konstatoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kanë vdekur 15 964 njerëz. Rritja në krahasim me nëntorin e 2019-ës është 50%. Në tetor shkalla e vdekshmërisë krahasuar me vitin 2019 ka qenë më e lartë me 23%.

Statistikat e zymta përkojnë me valën e dytë të COVID-19, por vdekjet e raportuara për shkak të koronavirusit janë 2681, ndërsa numri i përgjithshëm më i lartë i vdekjeve krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar është 7849.

Sipas specialistëve, shkaku për rritjen e mortalitetit me 5168, jashtë atyre për shkak të koronavirusit, është se për shkak të pandemisë bullgarët kanë frikë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Një hipotezë tjetër për vdekshmërinë e lartë është se mortaliteti real nga COVID-19 është më i lartë sesa raportohet, shkruan gazeta "24 orë".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD