Vdekshmëri rekord në nëntor konstatoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kanë vdekur 15 964 njerëz. Rritja në krahasim me nëntorin e 2019-ës është 50%. Në tetor shkalla e vdekshmërisë krahasuar me vitin 2019 ka qenë më e lartë me 23%.
Statistikat e zymta përkojnë me valën e dytë të COVID-19, por vdekjet e raportuara për shkak të koronavirusit janë 2681, ndërsa numri i përgjithshëm më i lartë i vdekjeve krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar është 7849.
Sipas specialistëve, shkaku për rritjen e mortalitetit me 5168, jashtë atyre për shkak të koronavirusit, është se për shkak të pandemisë bullgarët kanë frikë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Një hipotezë tjetër për vdekshmërinë e lartë është se mortaliteti real nga COVID-19 është më i lartë sesa raportohet, shkruan gazeta "24 orë".Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..
Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..
Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..