Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria financon falas projekte në Maqedoninë e Veriut

Angell Angellov
Foto: BGNES

Bullgaria po financon falas 7 projekte për zhvillim dhe ndihmë humanitare në Maqedoninë e Veriut për 296 000 euro, njoftoi Ministria e Jashtme.

6 kontratat e para për 250 000 euro u nënshkruan nga ambasadori bullgar në Shkup Angell Angellov dhe beneficientët. Ndër projektet janë: "Rindërtimi dhe pajisja e Qendrës së Parë të Kujdesit Ditor për të Rinjtë dhe të Rriturit me Çrregullime të Spektrit të Autizmit në Maqedoninë Veriore"; "Trajtimi dhe terapia ndijore e fëmijëve me autizëm, çrregullim të hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes dhe hiperaktivitet nga familjet e pafavorizuara"; "Mbështetje për shkëmbimin ndërkombëtar të organizatave joqeveritare" dhe "Themelimi i një qendre për zhvillimin e krijimtarisë csë fëmijëve dhe të rinjve “Tvoritelnica”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

Bullgaria mbetet e qëndrueshme në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..

botuar më 25-02-06 6.11.MD
Borisllav Sarafov

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e titullarit të tij

Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..

botuar më 25-02-06 4.43.MD

U plotësuan pjesërisht rekomandimet e Këshillit të Evropës për luftimin e korrupsionit

Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..

botuar më 25-02-06 3.42.MD