Bullgaria shprehu keqardhje që pasi më 16 dhjetor vendet anëtare të BE-së miratuan konkluzionet e Këshillit të BE-së mbi Procesin e Zgjerimit, Çekia dhe Sllovakia papritmas bllokuan tekstin duke deklaruar se ai është i pakënaqshëm, transmetoi BTA.
Në konkluzionet me këmbënguljen e Bullgarisë u regjistrua rëndësia e marrëveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë dhe se aplikimi i tyre do t’u japë fund të gjitha pretendimeve të bazuara mbi interpretimin e gabuar të historisë.
“Vetoja mbi konkluzionet e Këshillit kërcënon të minojë besimin në BE dhe pengon që BE t’i përcjellë sinjalet aq të domosdoshme Ballkanit Perëndimor për të stimuluar reformat që vendet kandidate duhet të realizojnë” theksohet në pozitë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme saktësojnë se konkluzionet e Këshillit të BE-së për zgjerimin nuk kanë asgjë të përbashkët me procesin e miratimit të kornizave negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria përkrah kornizën negociuese për Shqipërinë dhe mirëpret kohën e siguruar suplementare për përmirësimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..
Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..