Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdekshmëria nga Covid-19 është më e ulët në qytetet e mëdha

Foto: arkiv

Ekzistojnë dallime të mëdha në mënyrën në të cilën përballojnë pandeminë në zonat e ndryshme të vend. Në qytetet e mëdha dhe qytetet me spitale universitare është e dukshme se njerëzit marrin kujdes shumë më të mirë. Këtë e tha në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar Tihomir Bezllov nga Qendra e Studimit të Demokracisë.

Shumica e vdekjeve nga fillimi i pandemisë në Bullgari deri më 16 dhjetor u regjistruan në rrethin e qytetit Smoljan - 160.3 për 100 000 njerëz, ndërsa vdekshmëria më e ulët në Sofje - 51.9 për 100 000.

Aksesi më i mirë në kujdesin mjekësor dhe testimi më i gjerë në qytetet e mëdha janë ndër arsyet e vdekshmërisë më të ulët atje, shpjegoi Bezlovi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD